• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vihen në pranga 5 persona për zjarrvënie, procedohen penalisht 6 të tjerë

27 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar ai autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit. Konkretisht janë arrestuar 5 persona në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Blesh. Gjashtë të tjerë janë proceduar në Fier, Sarandë, Kurbin, Dibër, Shkodër dhe Poliçan. Ndërkohë në Vlorë është ndaluar një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia e Shtetit iu ka bërë apel banorëve në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr. Gjithashtu qytetarë duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht moshedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lexo edhe:

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

Policia e Shtetit

Veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Apel për mosshkaktimin e zjarreve, me qëllim apo nga pakujdesia pasi çdo autor do përballet me ligjin.

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga zjarret dhe për shuarjen e tyre, po vijojnë me intensitet veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të Policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht:

Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.

Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth.

Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Vlorë: Ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.

Sarandë: Procedohet penalisht një 59-vjeçar, për zjarrvënie në malin e Finiqit.

Gjirokastër: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Kakavijë.

Kurbin: Procedohet penalisht një shtetas që dogji një sipërfaqe në zonën e mbrojtur të Shkopetit, si pasojë e një konflikti me banorët.

Dibër: Procedohet penalisht një shtetas që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi, në fshatin Dovolan.

Shkodër: Procedohet penalisht një shtetas që ndezi mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe me bimësi.

Poliçan: Procedohet penalisht një 57-vjeçar, pasi ndezi zjarr në fshatin Lybeshë dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, në vendin e quajtur “Berthanes”.

Belsh/Cërrik: Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht moshedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.

Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Nga Kategoria

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.
Kryesore

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

19 Dhjetor, 2025
TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.
Kryesore

TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

19 Dhjetor, 2025
Aktualitet

I vendoset tritoli makinës së 39-vjeçarit në Tiranë

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.

Pas Zagonjarit, SPAK kërkon përfundimin e çështjes për ish-gjyqtarin Muskaj: Nuk u gjet asnjë vepër penale.

19 Dhjetor, 2025

‘Plot absurditeti!’ – Gary Lineker reagon ndaj raporteve të ‘pavirta’ që pretendojnë se marrëveshja prej 14 milionë £ për Kupën e Botës është një hakmarrje ndaj BBC, ndërsa Premier League lidhet sërish me të drejtat televizive nga Netflix.

19 Dhjetor, 2025
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

19 Dhjetor, 2025
TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

19 Dhjetor, 2025
Sot në Kosovë: Moti - KOHA.net

Moti i sotëm në Kosovë – KOHA.net

19 Dhjetor, 2025

I vendoset tritoli makinës së 39-vjeçarit në Tiranë

19 Dhjetor, 2025
Ngjarje në Kukës: Policia reagon ndaj rënies drejt biznesit

Shpërthim natën në Selitë, eksploziv vendosur në një makinë, detaje të reja

19 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.