Protesta e opozitës është përshkallëzuar, pasi gjatë tubimit janë hedhur mjete shpërthyese, si bomba molotov apo fishekzjarrë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste.
Ndërkohë sic shihet edhe në këto pamje nga flakët është përfshirë edhe një automjet i policisë.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët.
Protesta në formën e një marshimi nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, më pas u drejtuan drejt ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas pranë selisë rozë. Në të gjitha institucionet, protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë.











