Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një punonjës të Policisë bashkiake është përfshirë në një sherr të dhunshëm me një qytetar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-pallatit të kulturës, ndërkohë ende nuk dihen arsyet e sherrit.
Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, fillimisht qytetari ka goditur punonjësin e policisë dhe më pas ky i fundit i është kthyer duke e shtrirë në tokë.