• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Vetëvendosja fituesja e zgjedhjeve/ Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me mbështetjen e partive joserbe

10 Mars, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Lexo edhe:

Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Kurti kërkon gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e “Sarajevo Safari”: Thuhet të ketë pasur rol edhe Vuçiç

Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvend. Nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë, do të kishin 58 ulëse – sërish në pak se 61 vota sa kërkohet për formimin e Qeverisë.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq nëntë të tjera Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Por, edhe me mandatin e Rashiqit, LVV-së do t’i duheshin edhe dy deputetë që të mbështesnin një ekzekutiv të ri të partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

“Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jofer, me akuza jofer dhe me goditje të ulëta”, shtoi Konjufca.

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tani, procesi ka kaluar te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që po trajton ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë. Pas përfundimit të trajtimit të ankesave, KQZ-së do t’i hapej rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, sipas ligjeve, mund të formohen institucionet e reja të Kosovës./REL

Nga Kategoria

Kosova

Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

17 Shkurt, 2026
Kosova

Kurti kërkon gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e “Sarajevo Safari”: Thuhet të ketë pasur rol edhe Vuçiç

17 Shkurt, 2026
Kosova

Protesta në Prishtinë, Lyrical Son emocionon me këngën për UÇK-në, thirrja e fortë: Kur liria cenohet, duhet ta kthejmë me zor

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Prokuroria e Apelit kërkon burgosjen e Luiz Ejllit, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

17 Shkurt, 2026

Guirassy dhe Beier fundosin Atalantën e Gjimshitit: Dortmund fiton 2-0

17 Shkurt, 2026

Reali kalon testin e Lisbonës: fiton 0-1 ndaj Benfikës me “firmën” e Vinicius, ndeshja ndërpritet nga protokolli anti-racizëm

17 Shkurt, 2026

PSG bën “të pamundurën” në Monaco: nga 2-0 në 2-3, Doué ndez Champions-in

17 Shkurt, 2026
Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026

Ministri rumun i Financave: Eurobonde dhe “Made in Europe” për të rritur konkurrencën

17 Shkurt, 2026
Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.