• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vendimi i qeverisë/ Rritje PAGE dhe ndryshime në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese!

21 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pa kaluar ende viti nga reforma e pagave, qeveria ka bërë gati vendimin e radhës për shtesa mbi pagë për disa pozicione kyçe në administratën shtetërore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

Lexo edhe:

A është kjo gruaja që dua të martohem? Ja sa ditë i duhen një burri për ta kuptuar

“Ndjeva vështirësi në frymëmarrje!” Gazetari tregon si u prek nga gazi lotsjellës në protestë

Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit.

Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.

Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.

Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm. Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit. Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.

Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.

“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet? Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

Tags: administratapagat

Nga Kategoria

Ekstra

A është kjo gruaja që dua të martohem? Ja sa ditë i duhen një burri për ta kuptuar

12 Shkurt, 2026
Aktualitet

“Ndjeva vështirësi në frymëmarrje!” Gazetari tregon si u prek nga gazi lotsjellës në protestë

11 Shkurt, 2026
Virgil Van Dijk ndihmon Liverpoolin të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Sunderlandit të Xhakës
Lajme

Virgil Van Dijk ndihmon Liverpoolin të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Sunderlandit të Xhakës

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

A është kjo gruaja që dua të martohem? Ja sa ditë i duhen një burri për ta kuptuar

12 Shkurt, 2026

“Ndjeva vështirësi në frymëmarrje!” Gazetari tregon si u prek nga gazi lotsjellës në protestë

11 Shkurt, 2026
Virgil Van Dijk ndihmon Liverpoolin të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Sunderlandit të Xhakës

Virgil Van Dijk ndihmon Liverpoolin të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Sunderlandit të Xhakës

11 Shkurt, 2026

Liverpool fiton në transfertë ndaj Sunderland: Van Dijk vendos me golin e fitores

11 Shkurt, 2026

Kupa e Italisë: Lazio eliminon Bologna-n me penallti dhe shkon në gjysmëfinale

11 Shkurt, 2026
Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë: Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën për përgjegjësinë e tyre në forcimin e demokracisë.

Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë: Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën për përgjegjësinë e tyre në forcimin e demokracisë

11 Shkurt, 2026

Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme

11 Shkurt, 2026
Aktori James Van Der Beek, që luftonte me kancerin që nga viti 2023, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare.

Aktori James Van Der Beek, që luftonte me kancerin që nga viti 2023, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.