• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Veliaj vijon propagandën nga burgu: Të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë

1 Mars, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Veliaj shprehet se ndaj tij është bërë një vetting i jetës në 20 vitet e fundit, ndërkohe që janë sekuestruar telefonat e personave që ka patur bashkëpunim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai shton se ka patur kontakte dhe ka kërkuar sponsorizime për Tiranën, duke mos dhënë para, por duke u marrë projekt-ide figurave të njohura. Sipas tij, është poshtëruese që i duhet të shpjegojë ato që i quan çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse është në burg pa gjyq edhe për këto.

“Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion”, shprehet Veliaj.

Lexo edhe:

Londra nën survejim? The Times: Si Kina po ndërtone një ambasadë 750 milionë paund dhe po rrit rrjetin e spiunazhit në qendër të qytetit.

Kylian Mbappé përmend Cristiano Ronaldon dhe feston me “siuu”: Ai është idhulli im, më ka mbështetur.

POSTIMI:

Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën. Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e të zotit, vetëm për çështjen për të cilën ka një hetim, po iu thithen të tëra të dhënat personale, ndërkohë që fizikisht mbahen edhe ata në paraburgim pa afat.Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.

Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës. Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” – një tjetër sukses – i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare – Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti – një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë.Eshtë poshtëruese që më duhet të shpjegoj këto çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse jam në burg pa gjyq edhe për këto. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësa olimpikë dhe skiatore kampione.

Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion. Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj! E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët. Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit. Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!”

Nga Kategoria

Londra nën survejim? The Times: Si Kina po ndërtone një ambasadë 750 milionë paund dhe po rrit rrjetin e spiunazhit në qendër të qytetit.
Aktualitet

Londra nën survejim? The Times: Si Kina po ndërtone një ambasadë 750 milionë paund dhe po rrit rrjetin e spiunazhit në qendër të qytetit.

21 Dhjetor, 2025
Kylian Mbappé përmend Cristiano Ronaldon dhe feston me “siuu”: Ai është idhulli im, më ka mbështetur.
Aktualitet

Kylian Mbappé përmend Cristiano Ronaldon dhe feston me “siuu”: Ai është idhulli im, më ka mbështetur.

21 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Banorët e Levanit në protestë për tokat, thirrje SPAK: Ndërhyni ose vetëgjyqësi

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte banor i Big Brother, Selvije Jaho tregon pyetjen që ai i bëri

21 Dhjetor, 2025
Londra nën survejim? The Times: Si Kina po ndërtone një ambasadë 750 milionë paund dhe po rrit rrjetin e spiunazhit në qendër të qytetit.

Londra nën survejim? The Times: Si Kina po ndërtone një ambasadë 750 milionë paund dhe po rrit rrjetin e spiunazhit në qendër të qytetit.

21 Dhjetor, 2025

Kjo shenjë Horoskopi qëllon në shenjë! Bën dhuratat më të veçanta për Krishtlindje

21 Dhjetor, 2025
Punëtori 57-vjeçar humb jetën pas rënies nga një ndërtese në Durrës, nis procedim penal për supervizorin teknik.

Punëtori 57-vjeçar humb jetën pas rënies nga një ndërtese në Durrës, nis procedim penal për supervizorin teknik.

21 Dhjetor, 2025
Egla Cenon ndan informacion mbi skuadrën që mbështet!

Egla Cenon ndan informacion mbi skuadrën që mbështet!

21 Dhjetor, 2025
PSG arrin fitoren e 50-të në vitin 2025, por nën drejtimin e Luis Enrique, Barcelona kishte arritur më shumë rekorde.

PSG arrin fitoren e 50-të në vitin 2025, por nën drejtimin e Luis Enrique, Barcelona kishte arritur më shumë rekorde.

21 Dhjetor, 2025

Big Brother “katapultë” për Monika Kryemadhin?! Opinionistja synon “zyrën” e Ramës: Kurrë mos thuaj kurrë!

21 Dhjetor, 2025
"Kam një për të" / Zbulohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u evidentuan abuzimet ndaj vajzave të reja.

“Kam një për të” / Zbulohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u evidentuan abuzimet ndaj vajzave të reja.

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.