• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Veliaj thirrje nga qelia: Me 11 maj votoni PS dhe Edi Ramën, do doja shumë të isha…

9 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar nga qelia në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen ditën e dielë. Veliaj shprehet se dëshiron që të ishte në këtë fushatë si pjesë e saj dhe jo si një spektator.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai i drejtohet qytetarëve që para se të marrin në dotë fletët e votimit të kujtojnë se si ishet dhe si është tani Tirana. Veliaj thotë se vota duhet të jetë për punën, shpresën, transformimin dhe të ardhmen europiane që meritojnë shqiptarët.

Gjithashtu u bën thirrje që të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Lexo edhe:

Berisha mbyll protestën: Rama s’do ketë vrimë miu ku të futet tani, të japë dorëheqjen

Iu hodh spray në sy, Berisha: Ishte një akt i shëmtuar i Edi Ramës, por…

Postimi i plotë:
Të dashur miq, qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,
Kur shoh sot Giro d’Italia që organizohet në Shqipëri, e që sot pasdite mbërrin në Tiranë, më kujtohet ajo Shqipëria e Tirana gri, pa parqe, pa rrugë, pa vizion, pa dinjitet, ku as nuk ecje dot me biçikletë, jo më të organizohej një event me përmasa botërore si ky.
Dhe ndihem realisht krenar – jo për vete, por për Tiranën tonë që sot është e gjelbër, gumëzhin nga energjia e puna, ka shkolla e parqe e rrugë e mundësi për qytetarët, si një qytet i vërtetë europian. Ndihem krenar për Shqipërinë tonë që jo vetëm është transformuar në mënyrë dramatike, aq sa duket si një vend tjetër nga ai që kishim deri dje, por po ecën me një ritëm marramendës drejt Europës që kemi ëndërruar aq gjatë.
Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku. Por, edhe në distancë, nuk mund të mos ju bëj një thirrje nga zemra:
Të dielën, kur të shkoni për të votuar, kur të merrni në dorë fletën e votimit e shihni aty listën e partive e kandidatëve, ndaluni një çast e kujtoni pak si ishte Tirana dhe si është sot. Kujtoni si ishte Shqipëria dhe çfarë është bërë. Kujtoni kush janë ata që e sollën këtë ndryshim dhe kush janë ata që duan ta kthejnë pas.
Një votë për Saliun & Co do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar, të ardhmes europiane të fëmijëve tanë.
Por nuk duhet të jetë frika nga ajo turmë zullumqare arsyeja për të bërë zgjedhjen e drejtë në 11 maj. Vota juaj në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD. Vota juaj duhet të jetë një votë për punën, për shpresën, për transformimin. Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.
Ka vetëm një ekip në fushë që meriton sot besimin tuaj. Prandaj, me gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time, ju ftoj:
Votoni Partinë Socialiste. Votoni Edi Ramën. Votoni Shqipërinë që ecën përpara!

Tags: nga burguveliajzgjedhje

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha mbyll protestën: Rama s’do ketë vrimë miu ku të futet tani, të japë dorëheqjen

22 Mars, 2026
Kryesore

Iu hodh spray në sy, Berisha: Ishte një akt i shëmtuar i Edi Ramës, por…

22 Mars, 2026
Kryesore

U goditën me molotovë në protestën e PD, plagosen dy efektivët e “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

22 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha mbyll protestën: Rama s’do ketë vrimë miu ku të futet tani, të japë dorëheqjen

22 Mars, 2026

Iu hodh spray në sy, Berisha: Ishte një akt i shëmtuar i Edi Ramës, por…

22 Mars, 2026

U goditën me molotovë në protestën e PD, plagosen dy efektivët e “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

22 Mars, 2026

VIDEO/ Tiranë, aksident i rëndë në Unazën e Madhe, përplasen 2 automjete 

22 Mars, 2026

Berisha shfaqet i lënduar në Protestë

22 Mars, 2026

Vonesa në stërvitje e lë Trentin në stol, Carvajal titullar në derbi

22 Mars, 2026

VIDEOLAJM- Molotovët drejt selisë së Partisë Socialiste, përfshihet nga flakët makinë e policisë

22 Mars, 2026

Manchester City fiton Carabao Cup në Wembley, O’Reilly vendos finalen ndaj Arsenalit

22 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.