• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Veliaj reagon sërish nga qelia: Nuk kam asnjë turp në jetën time, Ols Dado paguhet sa dyfishi im

21 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e kësaj të premte, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim nga qelia e burgut në Durrës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në reagimin e sotëm, kryebashkiaku Veliaj është ndalur te akuzat e ngritura përgjatë ditëve të fundit mbi emrin e Gentiana Sulës, kryetares së  Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), e cila dikur ka mbajtur postin e zv.ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Akuzat të cilat janë përqëndruar te një blerje prone nga Veliaj në kompleksin “Kodra e Diellit” dhe më pas te emërimi i bashkëshortes së biznesmenit në postin e zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kryebashkiaku i Tiranës i ka cilësuar si “qesharake”.

Lexo edhe:

ILD Identifikon Disa Probleme në Zbatimin e Amnistisë nga Gjykatat dhe Prokuroritë

Flamur Noka sulmon Sulën pas emërimit si kryeinspektor i përgjithshëm: Gjysmagjeli…

“Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, shkruan Veliaj ndër të tjera. 

Postimi i plotë:

Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!

Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.

Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.

Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.

2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.

3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.

Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.

Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.

Ju dua shumë e më merr pafund malli për të gjithë ju!

Tags: olsi dadoveliaj

Nga Kategoria

ILD Identifikon Disa Probleme në Zbatimin e Amnistisë nga Gjykatat dhe Prokuroritë
Aktualitet

ILD Identifikon Disa Probleme në Zbatimin e Amnistisë nga Gjykatat dhe Prokuroritë

6 Shkurt, 2026
Kryesore

Flamur Noka sulmon Sulën pas emërimit si kryeinspektor i përgjithshëm: Gjysmagjeli…

6 Shkurt, 2026
Polici që qëlloi për të qetësuar situatën lëshohet në burg pas përplasjes me armë në Rrilë të Lezhës
Aktualitet

Përplasja me armë në Lezhë: Arrest me burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi

6 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ILD Identifikon Disa Probleme në Zbatimin e Amnistisë nga Gjykatat dhe Prokuroritë

ILD Identifikon Disa Probleme në Zbatimin e Amnistisë nga Gjykatat dhe Prokuroritë

6 Shkurt, 2026

Flamur Noka sulmon Sulën pas emërimit si kryeinspektor i përgjithshëm: Gjysmagjeli…

6 Shkurt, 2026
‘Nuk do ta dorëzojmë kurrë tokën’/ Konflikti mes banorëve të Rrjollit dhe policisë vazhdon: Ne e kemi pronën me dokumentacion.

‘Nuk do ta dorëzojmë kurrë tokën’/ Konflikti mes banorëve të Rrjollit dhe policisë vazhdon: Ne e kemi pronën me dokumentacion.

6 Shkurt, 2026
Polici që qëlloi për të qetësuar situatën lëshohet në burg pas përplasjes me armë në Rrilë të Lezhës

Përplasja me armë në Lezhë: Arrest me burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi

6 Shkurt, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makina ndahet në dy pjesë, tre persona nisen drejt Traumës

6 Shkurt, 2026

Ceremonia e hapjes së Lojërave, vallëzimi i fundit i San Siros legjendar

6 Shkurt, 2026
160 milionë euro përballë Fabrizio Corona! Mediaset reagon ndaj ish-paparacit për akuza dhe shpifje.

160 milionë euro përballë Fabrizio Corona! Mediaset reagon ndaj ish-paparacit për akuza dhe shpifje

6 Shkurt, 2026
Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka reagon: Berisha mund të bëjë gabime në emërime, por jo në shkarkime.

Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka reagon: Berisha mund të bëjë gabime në emërime, por jo në shkarkime

6 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.