Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, është shtatzënë në muajin e katërt, pas disa tentativash përmes metodës invitro, shkruan CNA.al.
Ajo përballet me 12 akuza, përfshirë korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje pasurie, të cilat janë dërguar për gjykim në GJKKO.
Ndërkohë, Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera penale. Ai ka shtyrë deri tani 8 seanca, duke përdorur taktika për të shmangur përballjen me drejtësinë.
Hetimet e SPAK zbuluan se Veliaj, duke keqpërdorur detyrën dhe fondet publike, ka favorizuar me miliona euro OJF-të që drejtoheshin nga bashkëshortja e tij.









