James D. Watson, shkencëtari amerikan dhe fituesi i Çmimit Nobel, i cili zbuloi strukturën e ADN-së – plani gjenetik për jetën si dhe paralajmëroi një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, por i cili u përjashtua profesionalisht në fund të jetës për shkrimet e tij të dënuara si raciste dhe seksiste, ka vdekur nw moshwn 97-vjeçare.
Vdekja e tij u konfirmua nga Laboratori Cold Spring Harbor, ku ai qëndroi për pjesën më të madhe të karrierës së tij, dhe nga djali i tij Rufus, i cili nuk përmendi një shkak specifik.
Zbulimi i strukturës së dyfishtë spirale të ADN-së, e ndryshoi përgjithmonë studimin e biologjisë dhe ndikoi në jetën moderne në mënyra që shtriheshin shumë përtej kufijve akademikë.
Gjatë një jete profesionale që zgjati shtatë dekada, Dr. Watson kontribuoi në arritjet shkencore që inkurajuan ngritjen e një industrie të lulëzuar bioteknologjike prej miliarda dollarësh me zbatime në fushat e mjekësisë, bujqësisë, mjekësisë ligjore dhe teknologjisë së gjelbër, ndër të tjera.
Testimi i ADN-së ka shkaktuar një revolucion në drejtësinë penale, duke dhënë prova që mund të ekspozojnë fajtorët dhe të shfajësojnë të pafajshmit; përdorimet e tij përfshijnë diagnostikimin e sëmundjeve dhe përcaktimin e atësisë dhe marrëdhënieve të tjera familjare. Manipulimi i gjeneve krijon bimë që janë më rezistente ndaj sëmundjeve dhe thatësirës dhe kultura që janë më ushqyese; bën të mundur klonimin dhe trajtimet e fertilitetit. Terapia gjenike ka filluar të përparojë në luftën e pafundme kundër sëmundjeve.
Edhe pse përshkrimi i ADN-së dhe Çmimi Nobel që mori më pas përcaktuan kryesisht imazhin publik të Dr. Watson, ato “dafina” përfaqësonin një pjesë të vogël të arritjeve të tij si një shkencëtar dhe administrator akademik i aftë.
Ai vazhdoi të shërbente në fakultetin e Universitetit të Harvardit dhe drejtoi Projektin e Gjenomit Njerëzor në Institutet Kombëtare të Shëndetit, një sipërmarrje që hartëzoi mbi 20,000 gjenet që gjenden në kromozomet njerëzore.










