• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Në një komunikatë zyrtare, Qeveria njoftoi me “keqardhje të thellë” vdekjen e Iliescut dhe u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Lexo edhe:

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

I dashur nga disa dhe i refuzuar nga të tjerë, Iliescu ishte një nga politikanët më kontrovers në periudhën demokratike që pasoi përmbysjen e diktatorit të kamotshëm, Nicolae Ceaușescu, në dhjetor të vitit 1989.

Iliescu kishte qenë ministër në qeveri para se të anashkalohej nga Ceaușescu në fillim të viteve ‘70. Në dhjetor të vitit 1989, ai u paraqit si kundërshtar i regjimit të Ceaușescut dhe doli në krye të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, një grup që mori kontrollin e vendit pasi Ceaușescu dhe bashkëshortja e tij u rrëzuan dhe u ekzekutuan.

Anëtarësimi i Rumanisë në NATO dhe BE

Në maj të vitit 1990, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirshëm i Rumanisë, duke shërbyer deri në vitin 1996.

Mandati i tij, megjithatë, u njollos nga transferimi i përgjakshëm i pushtetit, ku u vranë 862 njerëz, dhe nga vendimi i tij për t’i mobilizuar minatorët grevistë për t’i shtypur me dhunë protestat kundër Qeverisë në qershor të vitit 1990, çka u konsiderua nga shumëkush si përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Në vitin 2018, ai u akuzua për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në ato ngjarje të dhunshme. Çështja u shty disa herë, por në vitin 2023, Gjykata e Apelit vendosi që gjyqi të vazhdojë.

Në mandatin e tij të dytë, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Iliescu luajti rol të rëndësishëm në avancimin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës së tij, Rumania gjithashtu nënshkroi traktatin e anëtarësimit në NATO në vitin 2004, dhe vendi iu bashkua aleancës ushtarake pak para se ai të largohej nga posti.

Në njoftimin për vdekjen e Iliescut, Qeveria bëri të ditur se hollësitë për varrimin shtetëror të ish-presidentit do të bëhen publike në ditët në vijim. Data 7 gusht është shpallur ditë zie kombëtare në Rumani./REL

Nga Kategoria

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit
Kryesore

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

16 Shkurt, 2026
VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit
Kryesore

VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

16 Shkurt, 2026
Bota

Video: Vulkanin Kilauea në Hawai shpërthen lavë qindra metra lart në ajër gjatë një tjetër erupcioni

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

16 Shkurt, 2026

Barcelona lëshon kryesimin: Penalltia e humbur e Yamal dhe përmbysja e Gironës vendosin fatin e La Ligës

16 Shkurt, 2026
VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

16 Shkurt, 2026

Video: Vulkanin Kilauea në Hawai shpërthen lavë qindra metra lart në ajër gjatë një tjetër erupcioni

16 Shkurt, 2026
“Terrori brenda kampit”/ Gazetari zbardh identitetin e shqiptares që vë pengesa në riatdhesimet nga Siria në “Top Story”

“Terrori brenda kampit”/ Gazetari zbardh identitetin e shqiptares që vë pengesa në riatdhesimet nga Siria në “Top Story”

16 Shkurt, 2026
Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari.

Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari

16 Shkurt, 2026

Siria u bën thirrje investitorëve europianë: ligji i ri premton “siguri ligjore”

16 Shkurt, 2026
Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e "Rosebush Pruning".

Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e “Rosebush Pruning”

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In