• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vdekja e Bedrie Lokës! Zbardhet dëshmia e fëmijëve: Babi i tha mamit do të bëj të vrasësh veten

6 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Xhemal Loka është dënuar me 10 vite burgim nga gjykata e Durrësit, pasi u shpall fajtor për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së gruas së tij Bedrie Loka dhe armëmbajtjes pa leje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë gjykimit ku janë dëshmuar edhe fëmijët e çiftit, rezulton se shkaku që e ka shtyrë Bedrie Lokën të vetëhelmohet në banesën e saj më 2 janar të 2024 ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj saj bashkëshorti.

Xhemal Loka ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por prokurorja Pranvera Gruda e ka kundërshtuar kërkesën dhe gjykata e ka rrëzuar më pas atë.

Lexo edhe:

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

Pandeli, Xhimi dhe Mahmut Bushi, tre vëllezërit e viktimës kanë deklaruar se motra e tyre ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit për shkak të dhunës sistematike që bashkëshorti i saj, ushtronte që prej vitit 2000.

Kundër babait kanë dëshmuar edhe fëmijët, të cilët kanë shpjeguar dhunën barbare që Xhemal Loka ushtronte ndaj nënës së tyre.

Njëri nga fëmijët ka deklaruar se një natë përpara se nëna të vetëhelmohej ka debatuar me babain për disa orë më radhe.

“Babi nuk e lejonte mamin që të vizitonte nënën e saj. Ata patën një debat të fortë me 1 janar që zgjati nga ora 19 deri në orën 23”, ka dëshmuar djali.

Ai ka thënë po ashtu se babai e kërcënonte nënën edhe në telefon, madje në një rast I ka thënë: “Unë ty do të bëj të vrasësh veten.” Djali i vogël ka realizuar edhe disa video kur babai e dhunonte Bedrien, e kërcënonte dhe ofendonte.

Vajza e vetme e familjes ka pranuar se nëna e saj dhunohet e se në një rast ajo i është shprehur se do ti jepte fund jetës pasi ishte e lodhur.

Djali tjetër i çiftit ka rrëfyer në gjykatë një moment, kur babai ka ardhur nga Greqia dhe është konfliktuar me nënën e tij, duke e goditur me shkelma e grushte. Nisur nga dëshmitë, por edhe të dhënat e tjera të siguruara nga këqyrja e telefonave, gjykata ka arritur në konkluzionin se Xhemal Loka e ka detyruar ti japë fund jetës, pasi ka përjetuar dhunë fizike të mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë gjykimit, prokuroria ka konstatuar se Xhemal Loka ka dhunuar edhe fëmijët, të cilët kanë treguar detaje tronditëse sesi ai i trajtonte. Për këtë arsye është çelur një hetim i ri ndaj Xhemal Lokës për dhunë në familje ndaj fëmijëve të tij. I pandehuri ndërkohë pretendon se gruaja e tij u vetëhelmua pasi nuk duroi dot presionin që i vinte për shkak se në emër të saj ishte hapur një adresë TikTok dhe ofendohej, gjë për të cilën Bedrie Loka kishte bërë dhe kallëzim në polici

Tags: bedrie lokafemijetxhemal loka

Nga Kategoria

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin.
Lajme

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

21 Shkurt, 2026
“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: 'Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet'”
Lajme

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

21 Shkurt, 2026
Lajme

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

City mposht Newcastle-n dhe i afrohet kreut: Vetëm dy pikë larg Arsenalit

22 Shkurt, 2026
Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin.

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

21 Shkurt, 2026
“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: 'Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet'”

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

21 Shkurt, 2026

Serie A: Lazio barazon pa gola në Cagliari, bardhekaltërit largohen nga zona evropiane

21 Shkurt, 2026
Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

21 Shkurt, 2026

Nis gara për parlamentin në Hungari, kandidatët përballen me afatin dyjavor për nënshkrimet

21 Shkurt, 2026

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

21 Shkurt, 2026
"Me Ilir Metën përmes Jam-it," Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu.

“Me Ilir Metën përmes Jam-it,” Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.