Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të fshatit Shelegur në bashkinë Kolonjë. Flakët janë përhapur masivisht, duke rrezikuar zonat e mbrojtura dhe bizneset përreth. Gjithashtu vatra të tjera aktive janë konstatuar edhe pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe të koordinuara nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kolonjë, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM), situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.