• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord…

22 Shkurt, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Dy çështje janë shumë të rëndësishme: një ushtri e fortë ukrainase dhe dislokimet në Ukrainë të ushtrive nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, partnerëve tanë”, tha ai.

Zoti Zelensky tha se diskutoi këtë çështje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por se është shumë herët për të zbuluar përfundimet e bisedimeve.

Lexo edhe:

“A ke pasur ndjenja për mua?”/ Miri pyet Selin, ja si i përgjigjet banorja në Prime

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Ndërsa zoti Erdogan ka lidhje të ngushta me zotin Zelensky, udhëheqësi turk ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Turqia është në pozitë të përshtatshme për ta mbështetur Ukrainën.

“Nëse palët bien dakord, Turqia mund të dërgojë trupat tona në operacione paqeruajtëse. Pse e them këtë? Turqia ishte pjesë e shumë operacioneve paqeruajtësve të OKB-së dhe ushtria turke është shumë e fuqishme”, thotë këshilltari i presidentit të Turqisë, Mesut Casin.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përjashtoi çdo mundësi për dërgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë.

Por rëndësia e ushtrisë turke për sigurinë evropiane mund të rritet, me Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

“Mendojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e të qenit së bashku në një aleancë bashkëpunimi, që evropianët të rrisin angazhimin ndërsa Amerika përqëndrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.

Të dhënat jo të mira mbi të drejtat e njeriut kanë tensionuar marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian. Por sipas analistëve, shqetësimet e përbashkëta mbi Rusinë po krijojnë mundësi bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

“Turqia dhe vendet evropiane kanë të njëjtat interesa gjeostrategjike. Nëse pyesni udhëheqësit politikë të Turqisë, për ta, kërcënimi kryesor për sigurinë, stabilitetin dhe integritetin e vendit mbetet Rusia”, thotë Federico Donelli nga Universiteti i Triestes.

Udhëheqësit evropianë u takuan këtë javë për të diskutuar mbi kërcënimin e sigurisë me të cilin përballet kontinenti.

Me një ushtri masive krahasuar me çdo ushtri evropiane, Ankaraja thotë se mund të luajë rol kyç në mbrojtjen e Evropës./ VOA

Nga Kategoria

Lajme

“A ke pasur ndjenja për mua?”/ Miri pyet Selin, ja si i përgjigjet banorja në Prime

28 Shkurt, 2026
Bota

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

28 Shkurt, 2026
Lajme

Tre hyrje të reja në Big Brother VIP 5, shtëpia merr tjetër ritëm

28 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“A ke pasur ndjenja për mua?”/ Miri pyet Selin, ja si i përgjigjet banorja në Prime

28 Shkurt, 2026

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

28 Shkurt, 2026

Tre hyrje të reja në Big Brother VIP 5, shtëpia merr tjetër ritëm

28 Shkurt, 2026

Sulmi me molotov ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Na gënjyen, na thanë se aty jeton Edi Rama

28 Shkurt, 2026

Rama reagon pas protestës së PD: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

28 Shkurt, 2026

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

28 Shkurt, 2026

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

28 Shkurt, 2026

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

28 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.