• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

URGJENTE/ Vogëlushi 11-vjeçar në luftë për jetën, ka nevojë për shqiptarët: Mos më lini vetëm!

20 Tetor, 2024
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

11-vjeçari, Aldo Skeja në këto momente të vështira ka nevojë për të gjithë shqiptarët. Vogëlushi nga Peshkopia, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që kur ishte i vogël është duke u përballur betejë pas beteje.

Aldo Skeja,  është djali i shkrimtarit dhe poetit Hamdi Skeja. Ai vuan nga “Mielomeningocele”, dhe për të shpëtuar jetën e tij, familja ka nevojë për ndihmë financiare për operacionet e nevojshme.

Të braktisur nga autoritetet, familjarëve i është dashur të përballen të vetëm me sëmundjen mostruoze dhe faturat marramendëse të spitaleve.

Lexo edhe:

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë

Kapen “mat”/ Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve

I ati i Aldos ka përshkruar betejat e vështirë që ka kaluar me djalin e tij, që nga lindja dhe operacionet e shumta si dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë ku përgjatë gjithë kurimit të së birit ka hasur pengesa financiare. E sot, ata kanë nevojë për të gjithë shqiptarët për të mbledhur shumën që Aldos i nevojitet për tu kuruar. (MUND TË KONTRIBUONI KËTU)

 “E nga ana tjetër infeksionet e shpeshta që mbërthenin Aldon po më trembnin, më trembin edhe sot që analizat kanë dal shumë rëndë!

Ndaj, ju lutem, ju përgjërohem mos më lini vetëm, qoftë edhe një cent do ta vlerësoj prej jush. Dalëngadalë unë po bëj “rrugën” përdrejt spitalit që Aldo do u nënshtrohet ekzaminimëve dhe operimëve me mjeshtërinë e atyre që do marrin në duart e tyre fatin dhe jetën e djalit tim Aldos. Mos më lini vetëm, se çfarë ka shkruar Zoti pastaj në operacionet e Aldos, atë e di ai”,shkruan ai ndër të tjera. (LINKU I GOFUNDME)

BETEJË PAS BETEJE PËR JETËN E ALDOS!

Unë jam Hamdiu, babai i Aldos që ka lindur më 15.12.2012, në Peshkopi, e më pas është transferuar në Tiranë, me diagnozën Mielomeningocele, operuar në Tiranë pas një jave, e që atëherë e sot, ne jemi betejë pas beteje. Kur Aldo ishte dy vjeç nuk më mbeti rrugë tjetër dhe ikëm në Greqi, (me forcat tona) edhe pse mjekët këtu në Shqipëri i kishin “larë” duart disa herë, në Hania të Greqisë mora vesh të vërtetën, që Aldo shërohet, por duheshin shumë para. I ndodhur në udhëkryqin e paforcë, që më mungonte shuma monetare u kthyem nga Greqia, edhe pse mjekët e mjekuan dhe e ndoqën për një muaj.

Pastaj, e provuam në Gjermani, e pastaj dy herë në Francë duke kërkuar azil. Në 2018-n nisa të kërkoja mbështetje nga ministria e shëndetësisë, ajo e cila na dërgoi dy herë duke na lënë rrugëve, ku drejtorët e spitalëve në Turqi më thanë; -Askush nuk ka bërë pagesë për ju!

Zhgënjyer, coptuar, të lodhur, rraskapitur u kthyem, por ministrja nuk na e tha kurrë të vërtetën e dështimit në Turqi. Pastaj, siç e dini disa që më ndihmoi Dr Bardh Spahia për në Genova, te spitali Gaslini, ku Aldo do kryente dy ndërhyrje kirurgjikale për fshikzën e urinës, të cilat ishin mjaft efikase.

Pastaj, mik pas miku, u lidha me një doktor Grek në Athinë ku premtoi për operacionin e shumëpritur në shtyllën kurrizore, por vetëm nëse kisha paratë, ose siguracione. Shpesh kam kontaktuar me doktorë të ndryshëm, sidomos në Bambini Gasu në Romë, ku çdo gjë që bëhej pengesë ishte vlerat monetare, edhe pse njerëzit familjarë miq e mikesha kanë qënë pranë nesh për gjithë këto vite.

Shpesh më kanë thënë njerëz publik dhe jo vetem, që ta bëja publike sepse populli shqiptarë ka plot halle, por kurrë nuk të lënë në baltë, e megjithatë, nuk pranoja për faktin e asaj ndjenjës së “turpit”, por siç e dini disa prej jush, e aq sa lexoni ministria e shëndetësisë u tall me neve, na mashtroi, na lodhi, na përbuzi.

E nga ana tjetër infeksionet e shpeshta që mbërthenin Aldon po më trembnin, më trembin edhe sot që analizat kanë dal shumë rëndë!

Ndaj, ju lutem, ju përgjërohem mos më lini vetëm, qoftë edhe një cent do ta vlerësoj prej jush. Dalëngadalë unë po bëj “rrugën” përdrejt spitalit që Aldo do u nënshtrohet ekzaminimëve dhe operimëve me mjeshtërinë e atyre që do marrin në duart e tyre fatin dhe jetën e djalit tim Aldos. Mos më lini vetëm, se çfarë ka shkruar Zoti pastaj në operacionet e Aldos, atë e di ai.

Ju përqafoj me mirënjohje,

Hamdi Skeja!

Tags: Aldo skejasundjethirrje per ndihme

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë

9 Gusht, 2025
Aktualitet

Kapen “mat”/ Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve

9 Gusht, 2025
Bota

Po bënin dashuri te panorama e qytetit, çifti brazilian humb jetën pasi makina ra në greminë

9 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë

9 Gusht, 2025

Kapen “mat”/ Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve

9 Gusht, 2025

Po bënin dashuri te panorama e qytetit, çifti brazilian humb jetën pasi makina ra në greminë

9 Gusht, 2025

Deputetja shqiptare i jep fund beqarisë, ja si duket e veshur nuse

9 Gusht, 2025

‘I dashur yll…’ Pse nesër me sytë nga qielli duhet të shprehësh një dëshirë

9 Gusht, 2025

Kombëtarja U-17 publikon listën, të gjithë sytë nga Robin Balla

9 Gusht, 2025

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

9 Gusht, 2025

Zelensky shton kontaktet me liderët evropianë, nis punën për t’i bërë ballë presionit rus

9 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.