Kryeprokurori Altin Dumani deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se pas përfundimit të mandatit të tij si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë. Gjatë prezantimit të raportit për punën e SPAK në vitin 2024, ai shprehu shqetësim për mundësinë e rikandidimit të prokurorëve pas një mandati prej 9 vjetësh. Dumani theksoi se deri në vitin 2028, mandatin e tyre e përfundojnë 11 prokurorë të posaçëm, të cilët është e vështirë t’i zëvendësohet.
Ai paralajmëroi se mbarimi i këtyre mandateve do të krijonte boshllëqe të mëdha brenda institucionit, duke theksuar se burimet e njerëzore janë të kufizuara. “Kur më përfundon mandati, nuk do rikandiohem. Flas në emër të institucionit; të paktën 11 prokurorë të posaçëm e kanë përfundimin e mandatit brenda vitit. Imagjinoni boshllëkun që do të krijohet. Nuk kemi aq shumë burime njerëzore, dhe sikur të kishim, nuk do të kishte qenë e nevojshme një reformë kaq e madhe për t’i zëvendësuar,” tha Dumani.
Ai vuri në dukje se këta prokurorë ndjekin çështje komplekse që prej vitesh dhe përfundimi i mandateve të tyre do të penalizonte hetimet. Dumani theksoi se Shqipëria, si dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë investuar shumë në forcimin profesional të këtyre prokurorëve për t’i dhënë atyre imunitet nga ndikimi politik, biznesi dhe krimi i organizuar. Pavarësisht këtij investimi, ata rrezikojnë të humbin mundësinë për të vazhduar punën e tyre pa një vazhdim të mandatit.
Me këtë deklaratë, Dumani theksoi nevojën për të rishikuar sistemin e mandateve për prokurorët e posaçëm, në mënyrë që të ruhet integriteti dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme që këta prokurorë udhëheqin. Kjo është një çështje që kërkon vëmendjen e autoriteteve dhe ndihmon në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë.











