Deputeti Ulsi Manja po bën prezantimin e raportit të anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, shkruan se Manja është në konflikt interesi me dosjen “Balluku”.
“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër, në kundërshtim me ligjin?”, shkruan ai.











