Presidenti rus Vladimir Putin ishte ai që nisi konferencën e përbashkët me Donald Trump, një ndryhsime ky në protokollin se si veprohet normalisht.
Duke folur në lidhje me nisjen e luftës me Ukrainën, Putin u shpreh se nuk do të kishte ndodhur në rast se në krye të Shteteve të Bashkuara do të ishte presidenti actual Donald Trump.
“Ne i konsiderojmë ata janë një shtet vëlla. Ajo që ka ndodhur është një tragjedi, prandaj vendet tona janë të interesuar t’i japin fund kësaj situate. Duhet të eliminojmë shkaqet themelore të këtij konflikti. Duhet të marrim shqetësimet legjitimet të Rusisë. Duhet gjithashtu që siguria e Ukrainës të sigurohet”, tha Presidenti Putin.