• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet

4 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e gazit në Evropë janë rritur pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit të saj drejt Bashkimit Evropian. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Moska dikur përmbushte mbi një të tretën e nevojave të Evropës. Kontinenti evropian megjithatë ka arritur të heqë dorë nga gazi rus pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.Çmimet e gazit me shumicë në Evropë u rritën të enjten në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2023. Rritja ndodhi pas vendimit të Ukrainës që ndaloi kalimin tranzit të gazit rus përmes territorit të saj drejt Evropës nga 1 janari. Moska do të humbasë mbi 5 miliardë dollarë në vit. Ukraina do të humbasë rreth 800 milionë dollarë që i siguronte nga tarifat. Megjithatë, ndikimi në Evropë do të jetë i kufizuar, thotë analisti Thomas O’Donnell.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të gjithë kanë qenë të përgatitur për këtë. Sigurisht, ka fitues dhe humbës deri në një pikë të caktuar. Disa vende si Sllovakia, Hungaria dhe Austria janë më të varura nga kjo se të tjerat. Ato nuk do të kenë mungesa gazi, por do të duhet të paguajnë më shumë, siç po bëjnë gjithë të tjerët”, thotë zoti O’Donnell nga Qendra ‘Wilson’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha muajin e kaluar se ai nuk do t’i jepte më Rusisë “mundësinë për të fituar miliarda dollarë”, ndërsa forcat e saj vazhdojnë agresionin në tokën e Ukrainës. Kryeministri sllovak Robert Fico është i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin. Të dy u takuan në Moskë muajin e kaluar.Kryeministri Fico e kundërshton mbështetjen perëndimore për Kievin. Gjatë një fjalimi që mbajti të mërkurën, pasi Ukraina ndërpreu kalimin e gazit rus, zoti Fico akuzoi bllokun evropian për sakrifikimin e interesave të anëtarëve më të vegjël për ato që ai i quajti qëllime “të pakuptimta” gjeopolitike

Lexo edhe:

Trump zgjeron ndalesën e udhëtimit përfshirë 20 vende të reja Administrata Trump ka shpallur një ndalesë të plotë udhëtimi për pesë vende të tjera, si dhe për individë që udhëtojnë me dokumente të lëshuara nga Autoriteti Palestinez. Gjithashtu, janë vendosur kufizime të reja për 15 vende të tjera.

Kenianët e gjetur duke punuar ilegalisht në qendrën e pretendimeve për azil në Shtetet e Bashkuara në Afrikën e Jugut

.“Kjo do të ketë ndikim drastik për të gjithë ne në Bashkimin Evropian, por jo për Federatën Ruse”, tha kryeministri Fico.Në realitet, Bashkimi Evropian e ka ulur tejmase varësinë e tij nga gazi rus, pjesërisht falë rritjes së madhe të importeve të gazit nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2024 importet e gazit rus përmes Ukrainës përbënin rreth 5% të furnizimeve totale të Evropës. Një pjesë e gazit u dërgua në Evropën Perëndimore përmes Sllovakisë që, sipas analistit O’Donnell, shpjegon shqetësimet e kryeministrit sllovak.

Sllovakia fitonte rreth gjysmë miliardë dollarë nga tarifat e kalimit të gazit rus përmes sistemit sllovak të tubacioneve”, thotë zoti O’Donnell nga qendra ‘Wilson’.

Përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, firma shtetërore ruse ‘Gazprom’ ishte furnizuesi më i madh i gazit në Evropë. Sipas analistit O’Donnell, udhëheqësi rus Putin e llogariti gabim përgjigjen e Evropës ndaj luftës në Ukrainë.

“Presidenti Putin e portretizon veten si një nacionalist i madh rus. Ky nacionalist i madh rus sapo humbi një nga bizneset më të mëdha që Rusia ka pasur ndonjëherë”.

Rrugët e tjera të furnizimit të Moskës për në Evropë janë të kufizuara. Tubacioni ‘Yamal-Evropë’, përmes Bjellorusisë, u mbyll në vitin 2022. Disa muaj më vonë, gazsjellësi ‘Nord Stream’ nën Detin Baltik për në Gjermani u sabotua. Rusia është ende në gjendje të furnizojë me gaz Hungarinë, Turqinë dhe Serbinë përmes tubacionit ‘TurkStream’./ VOA

Nga Kategoria

Bota

Trump zgjeron ndalesën e udhëtimit përfshirë 20 vende të reja Administrata Trump ka shpallur një ndalesë të plotë udhëtimi për pesë vende të tjera, si dhe për individë që udhëtojnë me dokumente të lëshuara nga Autoriteti Palestinez. Gjithashtu, janë vendosur kufizime të reja për 15 vende të tjera.

17 Dhjetor, 2025
Bota

Kenianët e gjetur duke punuar ilegalisht në qendrën e pretendimeve për azil në Shtetet e Bashkuara në Afrikën e Jugut

17 Dhjetor, 2025
Bota

Jacques Prévert: Një betejë për të shpëtuar apartamentin e poetit nga zgjerimi i Moulin-Rouge.

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Beteja gjyqësore e Trump-it me BBC-në, ekspertët: Avokatët e presidentit duhet të kalojnë “një mal” për të siguruar 10 miliardë dollarët e kërkuar.

Autoritetet godasin grupin kriminal që tregtonte armë në Kamëz, dy anëtarë të bandës arrestohen, një tjetër në kërkim.

Autoritetet godasin grupin kriminal që tregtonte armë në Kamëz, dy anëtarë të bandës arrestohen, një tjetër në kërkim.

17 Dhjetor, 2025

Kenianët e gjetur duke punuar ilegalisht në qendrën e pretendimeve për azil në Shtetet e Bashkuara në Afrikën e Jugut

17 Dhjetor, 2025

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, dy të arrestuar, një në kërkim

17 Dhjetor, 2025

Jacques Prévert: Një betejë për të shpëtuar apartamentin e poetit nga zgjerimi i Moulin-Rouge.

17 Dhjetor, 2025

Ndërron jetë në vendin e punës shqiptari në Itali

17 Dhjetor, 2025
“Ne nuk do të dorëzohemi”/ Në mes të llogoreve, “dhëmbëve të dragoit” dhe rrjetave kundër dronëve, fortesa e Donbasit qëndron e fortë përballë ofensivës ruse

“Ne nuk do të dorëzohemi”/ Në mes të llogoreve, “dhëmbëve të dragoit” dhe rrjetave kundër dronëve, fortesa e Donbasit qëndron e fortë përballë ofensivës ruse

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In