• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa Kremlini tha se shpreson për një samit të ri me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje.

“Do të jetë mbrojtja më e madhe ajrore, një nga më të mëdhatë në botë”, tha Zelensky pas arritjes së marrëveshjes për aeroplanët me dy motorë.

Lexo edhe:

Danmarku akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj uzinave të ujit dhe faqeve të zgjedhjeve.

Gjykata franceze refuzon kërkesën e qeverisë për pezullimin e platformës Shein e tregtisë elektronike Një gjykatë në Francë refuzoi kërkesën e qeverisë për të pezulluar Shein, duke e konsideruar masën “të papërshtatshme.” Megjithatë, platforma duhet të zbatojë një verifikim të besueshëm të moshës përpara se të rifillojë shitjet e produkteve për të rritur.

Pallati Elize njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore, bomba dhe dronë, pajisje të reja që nuk vijnë nga rezervat aktuale të Forcave të Armatosura franceze.

Marrëveshja vjen pas një njoftimi më herët këtë muaj se Suedia dhe Ukraina janë afër finalizimit të financimit për një marrëveshjeje që mund t’i mundësojë Kievit të blejë deri në 150 aeroplanë luftarakë Gripen të gjeneratës së katërt.

Ukraina prej kohësh ka kërkuar që të forcojë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore për të ulur superioritetin e Rusisë në konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa Zelensky ishte në Paris për të nënshkruar marrëveshjen – ai do të udhëtojë drejt Spanjës më 18 nëntor – Kremlini përsëri tha se shpreson të organizojë një samit të dytë mes presidentit Vladimir Putin dhe liderit amerikan, Donald Trump.

Të dy u takuan në Alaska në gusht në përpjekje për të ringjallur negociatat e paqes, që kanë ngecur, për t’i dhënë fund luftës. Por, bisedimet nuk arritën të sillnin ndonjë përparim.

Sanksionet e SHBA-së ndaj gjigantëve energjetikë të Rusisë erdhën pas disa rundeve të pasuksesshme negociatash mes SHBA-së dhe Rusisë, të cilat në një moment pritej të diskutoheshin në një samit të propozuar në Budapest.

Pak pas një bisede midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Trump tha se ai nuk do të “humbiste kohë” duke u takuar me Putinin nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tij në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 17 nëntor se një samit mund të mbahej sapo të përfundonin përgatitjet e nevojshme, një qëndrim që ai e ka përsëritur disa herë së voni.

“Vështirë se mund të parashikojmë tani se kur do të krijohen këto kushte. Edhe pse, sigurisht, të gjithë jemi të interesuar që ato të krijohen sa më shpejt”, tha ai.

“Prandaj, sapo të përfundojë kjo përgatitje dhe të ekzistojnë kushtet për mbajtjen e samitit, shpresojmë që ai të zhvillohet”.

Mediat perëndimore kanë raportuar se ka pasur pak ndryshime në qëndrimin e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit që nga takimi i Trumpit me Putinin në Alaska në gusht, i cili nuk rezultoi me një marrëveshje armëpushimi.

Më 8 nëntor, Trump tha se ende nuk e sheh Rusinë të gatshme të ndalë luftimet, megjithatë ai u shpreh se vazhdon ta preferojë Budapestin si vend ku do të mbahej një samit paqeje, sapo të plotësoheshin kushtet për një takim të tillë.

Trump tha më 16 nëntor se është i hapur ndaj sanksioneve të reja nga Kongresi, të cilat do të shënjestronin “çdo vend që bën biznes me Rusinë”.

Ai nuk dha detaje të tjera.

Nga Kategoria

Bota

Danmarku akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj uzinave të ujit dhe faqeve të zgjedhjeve.

20 Dhjetor, 2025
Bota

Gjykata franceze refuzon kërkesën e qeverisë për pezullimin e platformës Shein e tregtisë elektronike Një gjykatë në Francë refuzoi kërkesën e qeverisë për të pezulluar Shein, duke e konsideruar masën “të papërshtatshme.” Megjithatë, platforma duhet të zbatojë një verifikim të besueshëm të moshës përpara se të rifillojë shitjet e produkteve për të rritur.

20 Dhjetor, 2025
Bota

Këto janë Lajmet e Fundit | 20 Dhjetor 2025 – Mëngjesi
Rimarrni ngjarjet më të rëndësishme nga Evropa dhe më gjerë më datën 20 Dhjetor 2025 – lajmet më të fundit, ngjarje të papritura, Bota, Biznesi, Argëtimi, Politika, Kultura, Udhetime.

20 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Transportonte një kallashnikov me municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari! Ja çfarë dyshohet

20 Dhjetor, 2025
24-vjeçari arrestohet në Tiranë pranë terminalit të autobusëve për transportimin e një kallashnikovi në valixhe për ta shitur.

24-vjeçari arrestohet në Tiranë pranë terminalit të autobusëve për transportimin e një kallashnikovi në valixhe për ta shitur.

20 Dhjetor, 2025
Rusia reagon ndaj sulmit ukrainas mbi një cisterne nafte në Mesdhe, sulmon portin e Odesës, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Rusia reagon ndaj sulmit ukrainas mbi një cisterne nafte në Mesdhe, sulmon portin e Odesës, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur.

20 Dhjetor, 2025

Katër njohje në vit për Kosovën

20 Dhjetor, 2025
Kapja e mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, i trafikuar nga Kanadaja.

Kapja e mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, i trafikuar nga Kanadaja.

20 Dhjetor, 2025

Danmarku akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj uzinave të ujit dhe faqeve të zgjedhjeve.

20 Dhjetor, 2025

Arne Slot jep një përditësim të rëndësishëm mbi planet e Liverpool në dritën e merkatos së janarit, ndërsa flitet për interesin në Marc Guehi dhe Antoine Semenyo.

20 Dhjetor, 2025

Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, arrestohet 23-vjeçari

20 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.