Ditën e sotme, rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lajmi se personazhi i njohur Xhovana Nikolli kishte ndërruar jetë. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, vetë Xhovana ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur lajmin të rremë dhe ofendues.
“A keni pak seriozitet, pak fytyrë o njerëz ordinera. Që shpifni këto lloj gjërash”, shkruan Xhovana Nikolli, duke i bërë thirrje publikut të mos përhapë informacion të pavërtetë.

Xhovana Nikolli u bë e njohur për institucionet ligjzbatuese dhe publikun pasi dyshohet, se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan në korrik të vitit 2024. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
Nikolli, së bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të të dashurit të saj, Amarildo Nikolli.
E reja rezulton një personazh i njohur në rrjetet sociale , ndërsa dy ditë më parë mësohet se ka publikuar edhe një video kundër vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.
Amarildo Nikolli bashkëpunoi me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.











