Deputetja e PD, Jorida Tabaku është pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit në lidhej me vendimin për ta lënë jastë listës së Partisë Demokratike.
A ishte hakmarrje nga kryerati Sali Berisha?- u pyet Tabaku nga gazetarët. Por deputetja e mohoi plotësisht duke thënë se ishte një vendim i kryesisë dhe jo i Berishës.
“Nuk e mendoj se ishte hakmarrje, PD beri këtë listë duke pasur parasysh disa faktor, ishte vendim politik i Kryesisë së PD. Kam pasur një diskutim të gjatë me Berishën për listën. Vendimin e mori kryesia.
Do jem deputete, kam mbështetjen e të gjithëve, qytetarëve dhe do jem deputetja me aktive siç kam qenë vitet e fundit.” – tha Tabaku.