Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me 9 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari shqiptar konsiderohej si furnizues në provincën ku jetonte, deri në territorin e Altopascio.
Policia nisi të hetonte atë për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta. Fillimisht shqiptari shkoi në një garazh pranë shtëpisë së tij ku mbante një makinë që përdorej si një dhomë magazinimi.
Nga ky automjet ai mori sasinë e lëndës narkotike për të përmbushur kërkesat e blerësit, duke e fshehur atë më pas te një makine tjetër, e cila përdorej për dërgesat. Pas kontrollit të banesë së tij, poloicia gjeti dhe sekuestroi tetë pako kokainë për një peshë totale prej rreth 9 kilogramësh.
Pakot e drogës mbanin logo të markave të ndryshme, deri edhe “Pentagramin”, që tregonte si cilësinë e mallit apo dhe porositësit e tij. Pas procedurave formale, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pistoias.











