Një ditë pas ekstradimit nga Belgjika, GJKKO i ka komunikuar masën e arrestit në burg Sergej Hasanpapajt. Ai u arrestua për vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022.
Hasanpapaj njihet si mik i familjes Çapja dhe i përfshirë në një ngjarjesh kriminale në Elbasan.
Sipas policisë, 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i caktoi në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
VRASJA E BLEDAR MUÇËS
Bledar Muça u qëllua gjashtë herë në Belgjikë në vitin 2022. Ai teksa kthehej në banesën e tij kur u qëllua nga dy vrasës, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi.
Fillimisht Policia belge nxorri informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vete i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.
Sipas të dhënave të Policisë, shqiptari kishte pasur më herët precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Muça gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës.
Emri i Muçës lidhet me thuajse të gjitha ngjarjet që në fokus kanë pasur burrat e fisit Çapja. Ai doli në skenë në disa ngjarje të njëpasnjëshme që lidheshin me atentate e viktima të shumta, ndërkohë që arriti t’i shpëtonte vrasjes disa herë në sulme të organizuara kundër tyre në qytetin e Elbasanit.










