Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.
Mësohet se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.
Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.
Ndërkohë që mund të ketë kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Vizion Plus mëson se viktima është me origjinë nga Berati.
Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.
Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët.










