Mbrëmjen e djeshme është finalizuar ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri i Mario Çelës, vëllait i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale në Elbasan.
Sipas njoftimit nga policia, 37-vjeçari Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe krim të organizuar më datë 22.11.2024, dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat””, thuhet në njoftimin e policisë.










