• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 3 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit për ta marrë nën kontroll Gazën!

9 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten.

Ankaraja tha se kjo shënon një fazë e re në atë që e quajti politikë “gjenocidale dhe ekspansioniste” të Izraelit, duke bërë thirrje për masa globale për të ndaluar zbatimin e tij.

Lexo edhe:

Raporti: Arsenali i Iranit mbetet mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar kaos në rajon

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi

Izraeli e mohon këtë përshkrim të veprimeve të tij në Gazë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në El Alamein me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, pas një takimi edhe me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, Fidan tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) ishte thirrur në një mbledhje urgjente.

Fidan tha se politika e Izraelit synon t’i detyrojë palestinezët të largohen nga tokat e tyre përmes urisë dhe ta pushtojë përgjithmonë Gazën, duke shtuar vendet nuk e kanë më asnjë arsye për ta vazhduar mbështetjen e Izraelit.

Izraeli e mohon se synon shkaktimin e krizës së urisë në Gazë dhe thotë se grupi militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – mund t’i japë fund luftës duke u dorëzuar.

“Ajo që po ndodh sot është një zhvillim shumë i rrezikshëm… jo vetëm për popullin palestinez apo vendet fqinje”, tha Abdelatty, duke shtuar se planet e Izraelit janë “të papranueshme”.

Abdelatty tha se ka pajtueshmëri të plotë me Turqinë për çështjen e Gazës dhe iu referua një deklarate të publikuar të shtunën nga Komiteti Ministror i OIC, i cili dënoi planin e Izraelit.

Komiteti i OIC-it tha se plani i Izraelit përbën “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm, një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një përpjekje për të forcuar pushtimin e paligjshëm”, duke paralajmëruar se ai do të “shkatërrojë çdo mundësi për paqe”.

Ekipet ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar prej muajsh për të arritur një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

OIC u bëri thirrje fuqive botërore dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “të marrin përgjegjësitë e tyre ligjore dhe humanitare dhe të ndërmarrin veprime urgjente për të ndaluar” planin e Izraelit për Qytetin e Gazës, duke siguruar njëkohësisht përgjegjësinë e menjëhershme për atë që e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli. /rel

Nga Kategoria

Bota

Raporti: Arsenali i Iranit mbetet mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar kaos në rajon

3 Prill, 2026
Bota

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi

3 Prill, 2026
Bota

Zbardhet misteri 32-vjeçar në SHBA, gjendet e gjallë pas më shumë se tre dekadash 13 vjeçarja e zhdukur!

3 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Raporti: Arsenali i Iranit mbetet mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar kaos në rajon

3 Prill, 2026

Rama mbledh kryebashkiakët te Pallati i Kongreseve, kryetari i Pukës lihet “jashtë dere”: Më thanë se të ka ardhur ftesa gabimisht, s’je në listë

3 Prill, 2026

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”, fati i Ervis Martinaj prej 4 vitesh mister, ministri Lamallari: S’kam koment për këtë ngjarje

3 Prill, 2026

Pengesë për rrugën Transballkanike, IKMT shemb shtëpinë dy katëshe në Vlorë, pronarët: Çështja në Apel

3 Prill, 2026

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane, Lamallari: Njoftim standard, kemi marrë masat prej kohësh

3 Prill, 2026

U gjet i pajetë në banesë nga fqinjët, Policia: Vrasja e 78-vjeçarit e qëllimshme, pista kryesore grabitja

3 Prill, 2026

Rama mbledh kryetarët e bashkive/ PS ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet vendore 2027

3 Prill, 2026

Gjyqi për dosjen ‘Veliaj’/ Ndreca kërkon 2 javë kohë të studiojë dosjen: Mungojnë 24 fashikuj! Abule kërkon gjykim të veçuar

3 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.