Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Mësohet se një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi.
Menjëherë pas incidentit në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.
Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të turistit gjerman.