Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Lungomaren e famshme të Vlorës, ku qentë e rrugës kanë sulmuar një burrë.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në media, të moshuarit i turren qentë endacakë, ndërkohë që ai detyrohet të mbrohet me shkopin që e përdor për të ecur.
Në një moment një qytetare tjetër ndërhyn për t’i ardhur në ndihmë atij.
Qentë endacakë janë kthyer në një problem të madh në shumë qytete të vendit, dhe kjo për faktin se në shumë raste, institucionet kopetente nuk marrin masa për të bërë strehimin e tyre.










