• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 10 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Tubimi i opozitës, Blushi: 20 shkurti ishte një akt guximi historik! Goditja e zonjës me plumb gome në ballë tregon fytyrën kriminale të regjimit

21 Shkurt, 2026
tek Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi protestën e djeshme të 20 shkurtit si një akt guximi historik i qytetarëve, të cilët u mblodhën nga e gjithë Shqipëria kundër regjimit të Edi Ramës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai thotë se aktet e dhunës, sidomos gjuajtja e një zonje me plumb gome në ballë, tregon edhe njëherë fytyrën kriminale të qeverisë së Ramës.

“Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve. Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete.”, tha ai, duke e cilësuar si një akt kriminal shtetëror.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i Kosovës

Blendi Gonxhe ‘mburret’ me turizmin në 2026, e krahason me vitin 2023: 81% më shumë vizitorë

Blushi thotë se PL dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës kundrejt tyre për t’i shpërndarë. Po ashtu ai dënon edhe përdorimin e bombave tymuese dhe gazit në xhaminë aty pranë ku po faleshin besimtarët myslimanë.

“Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve. Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë. “, shton ai.

Sipas Blushit, policia duhet të lirojë menjëherë protestuesit e arrestuar, përfshirë edhe Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Kamzës, Bledi Bilja, i cili sipas tij, vijon të mbahet në dhunin flagrant të ligjit në qelitë e narkoregjimit.

Deklarata e plotë:

20 Shkurti i rrëzimit pa kthim të diktaturave konfirmoi mbrëmë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur dhe për ta bërë pluhur e hi regjimin e kalbur të Edi Ramës.

20 Shkurti ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja.

Falenderim dhe mirënjohje me përulje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada.

Një protestë që jehoi në çdo familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionalizëm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve.

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete.

Ky është akt kriminal shtetëror, atentat i pastër politik, vërtetoi para të gjithë shqiptarëve se ky regjim që qëllon gratë në ballë me plumba gome ka humbur çdo grimcë legjitimiteti.

Dënojmë dhunën çnjerëzore dhe kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e çizmeve të narkopolicë mbi qytetarë të rrëzuar përdhe, përdorimin kriminal të gazit dhe armëve në distancë të afërt nga banditët me dhe pa uniforma policie.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të përdorimit të bombave tymuese dhe gazit në xhami, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.

Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve.

Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të çdo të arrestuari politik, ndër të cilët edhe Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Kamzës, Bledi Bilja, i cili vijon të mbahet në dhunin flagrant të ligjit në qelitë e narkoregjimit.

Banditët me kapuçë, të paidentifikuar, që godasin dhe arrestojnë qytetarë, që rrëmbimin e personave e kanë kthyer në manual pune, veçanërisht për kundërshtarët e regjimit, janë një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit.

Fytyrat e shumë prej tyre janë identifikuar. Provat ekzistojnë. Dhe llogaria do të jetë personale. Askush nuk do të fshihet pas uniformës, kapuçit apo urdhrave të paligjshëm.

Lidhur me këta naziskinë të policisë, Partia e Lirisë edhe më parë ka depozituar kallëzime të hollësishme në protesta të mëparshme, por prokuroria e kapur i mbylli çështjet.

Prokuroria nuk mund të fshihet më ose të deklarojë se është bërë palë e pushtetit dhe forcave naziskine të Edi Ramës, misioni i vetëm i të cilave është terrori dhe vetëm terrori ndaj qytetarëve.

Nëse drejtësia hesht përballë kësaj dhune, ajo bëhet bashkëfajtore. Nëse nuk hetohen forcat naziskine, atëherë problemi nuk është vetëm dhuna, por kapja totale e drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së një bande dhe interesave kriminale të saj, që po merr peng të gjithë shtetin.

E megjithatë, përballë gjithë këtij terrori, qytetarët qëndruan tre orë përballë dhunës, pa u thyer.

Të rinjtë dhe adoleshentët e 20 Shkurtit u bënë tmerri i regjimit dhe shpresa e Shqipërisë. Ata treguan se e ardhmja nuk frikësohet, se Liria nuk shitet dhe nuk mbyllet dot në qeli.

Sot Shqipëria është në një vijë ndarëse të qartë ose me lirinë dhe qytetarët, ose me dhunën dhe narkoshtetin.

Kjo betejë nuk ndalet, përkundrazi do të përshkallëzohet në të gjitha mënyrat demokratike, deri në triumfin e plotë dhe rikthimin përfundimtar të lirisë për të gjithë shqiptarët.

Nga Kategoria

Kryesore

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i Kosovës

10 Prill, 2026
Aktualitet

Blendi Gonxhe ‘mburret’ me turizmin në 2026, e krahason me vitin 2023: 81% më shumë vizitorë

10 Prill, 2026
Ekstra

Stresi zbulon planin për vrasjen e Cllevios: 100 k € i ka marrë shkodrani, nuk shpëton…

10 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i Kosovës

10 Prill, 2026

Blendi Gonxhe ‘mburret’ me turizmin në 2026, e krahason me vitin 2023: 81% më shumë vizitorë

10 Prill, 2026

Hezbollah thirrje qeverisë libaneze: Refuzoni negociatat me Izraelin

10 Prill, 2026

Stresi zbulon planin për vrasjen e Cllevios: 100 k € i ka marrë shkodrani, nuk shpëton…

10 Prill, 2026

Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja Horoskopi

10 Prill, 2026

Vrasja në kodrat e Niklës, Artur Çangu u qëllua me armë zjarri nga kunati

10 Prill, 2026

Kamala Harris lë të hapur mundësinë për kandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028

10 Prill, 2026

Sytë nga Uashingtoni/ Caktohet dita e negociatave SHBA-Izrael-Liban

10 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.