Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr kërcënimet për tarifa shtesë ndaj vendeve evropiane lidhur me Groenlandën, një lëvizje që ka lejuar Bashkimin Evropian të vazhdojë me ratifikimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në. Megjithatë, ky veprim agresiv ka thelluar mosbesimin mes BE-së dhe SHBA-së, duke e lënë marrëdhënien euroatlantike në një prej fazave më delicate, sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo deklaroi se ndryshimi në rendin ndërkombëtar është i përhershëm dhe i thellë.
Kjo situatë ka ndikuar negativisht në ekonominë globale, duke rritur pasigurinë në tregjet ndërkombëtare. Një raport nga Banka Qendrore Evropiane tregon se indeksi i pasigurisë politike ka arritur nivele rekord për herë të parë që nga viti 2015. Fragmentimi gjeoekonomik dhe tensionet gjeopolitike po ndikojnë në rritjen e ulët ekonomike, duke intensifikuar pasigurinë financiare.
Pas ngjarjeve të Groenlandës, çmimi i arit ka pësuar një rritje të konsiderueshme, duke arritur një rekord që nuk e kishte parë që nga kriza e naftës në vitin 1979, duke reflektuar frikën e investitorëve për pasigurinë ekonomike. Çmimi i arit është rritur me 15% që nga fillimi i vitit 2026, duke u ngjitur në rreth 5,000 dollarë. Një rritje të ngjashme e ka patur edhe argjendi, i cili është afro 100 dollarë për ons.
Tarifat dhe kërcënimet e Trump i kanë shtuar stresin ekonomike, veçanërisht ndaj dollarit, i cili ka pësuar një zhvlerësim. Rritja e rendimenteve të obligacioneve amerikane po rrit frikën për rritjen e borxhit publik, duke e çuar në rreth 140% të PBB-së deri në vitin 2030. Ndërkohë, tregjet e aksioneve kanë vuajtur rënie, por janë duke u rimarë falë një strategjie tregtare të quajtur “Tregti TACO”.
Sipas FMN-së, PBB-ja globale parashikohet të rritet me 3.3% në vitin 2025, njësoj si në 2024. Megjithatë, pa tarifat dhe pasigurinë e politikave amerikane, perspektivat për rritje do të ishin më të mira.










