• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Trump uron presidenten Osmani për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Lidhjet midis popujve tanë janë të forta

16 Shkurt, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së vendit, njoftoi Presidenca të dielën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenca e Kosovës tha në një njoftim për media se në mesazhin e tij, Trumpi e “përgëzoi popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

Qytetarët e Kosovës do ta shënojnë të hënën përvjetorin e Pavarësisë, të cilën Prishtina e shpalli më 2008 me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

Jo vetëm meshkujt, arbitra shqiptare Rusta do të sjellë drejtësinë në Kupat e Europës

Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt

Në letrën e Trumpit, sipas Presidencës së Kosovës, thuhet se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi, citohet të ketë thënë Trump në në mesazhin e tij.

Në fillim të shkurtit, presidentja Osmani tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike.

Osmani zhvilloi një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington në fillim të shkurtit, u takua me nënpresidentin JD Vance më 11 shkurt në një samit botëror për inteligjencë artificial në Paris, si dhe takoi delegacione të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë këtë fundjavë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Në letrën e tij, Trump tha se SHBA-ja mezi pret të ndërtojë lidhje më produktive me Qeverinë e Kosovës në vazhdim të këtij viti.

Kosova pret të ketë qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i fitoi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, por pa arritur ta sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar e vetme qeverinë.

Letra e Trumpit pason kritikat që i dërguari i tij për misione të veçanta, Richard Grenell, i bëri ndaj Qeverisë së kryeministrit Kurti më 3 shkurt, kur tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa ajo e Kurtit nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka arseytuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ndërkohë, Trump nuk e përmendi në urimin e tij drejtuar Osmanit dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trump nuk e përmendi dialogun as në urimin drejtuar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë javën e kaluar.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel – me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – prej vitit 2011, kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tags: Trump

Nga Kategoria

Jo vetëm meshkujt, arbitra shqiptare Rusta do të sjellë drejtësinë në Kupat e Europës
Lajme

Jo vetëm meshkujt, arbitra shqiptare Rusta do të sjellë drejtësinë në Kupat e Europës

17 Shkurt, 2026
Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt.
Lajme

Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt

17 Shkurt, 2026
Bota

Irani mbyll për disa orë Ngushticën e Hormuzit dhe nis stërvitje ushtarake

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Jo vetëm meshkujt, arbitra shqiptare Rusta do të sjellë drejtësinë në Kupat e Europës

Jo vetëm meshkujt, arbitra shqiptare Rusta do të sjellë drejtësinë në Kupat e Europës

17 Shkurt, 2026

‘Ishte një përplasje!’ – Ish-trajneri i Man Utd sjell në dritë se si Cristiano Ronaldo u përball me ish-bossin Erik ten Hag para ndarjes së madhe.

17 Shkurt, 2026
Gjyqtari Gerd Hoxha e kalon kualifikimin nga SPAK, fiton në KLGJ dhe vazhdon si kandidat në GJKKO.

Gjyqtari Gerd Hoxha e kalon kualifikimin nga SPAK, fiton në KLGJ dhe vazhdon si kandidat në GJKKO.

17 Shkurt, 2026

11 të vdekur në sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë, thotë ushtria amerikane

17 Shkurt, 2026

Dortmund blen talentin adoleshent nga Cruzeiro për 12 milionë euro

17 Shkurt, 2026
Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt.

Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt

17 Shkurt, 2026

Irani mbyll për disa orë Ngushticën e Hormuzit dhe nis stërvitje ushtarake

17 Shkurt, 2026

Berisha: Rama ka ngritur diktaturën e dytë, PS mbështetet mbi vjedhjen, mashtrimin dhe krimin

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.