Presidenti i SHBA, Donald Trump falënderoi qindra mijëra muslimanë amerikanë që i dhanë mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, teksa priti darkën e parë të iftarit të Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e tij të dytë në detyrë.
Trump tha se komuniteti mysliman “ishte aty për ne në nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe u zotua të “jetë aty për ju” në këmbim.
“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve tanë myslimanë, kemi shumë sonte, dhe mendoj se kemi shumë në mbarë botën bazuar në rezultatet në Michigan, vende të tjera, por unë vetëm dua të them përshëndetje për të gjithë njerëzit që na mbështetën kaq fuqishëm, Ramdan Mubarak”, tha ai në dhomën e ngrënies shtetërore.
Gjatë fjalimit të tij , presidenti amerikan rikonfirmoi gjithashtu përpjekjet diplomatike të administratës së tij në Lindjen e Mesme.
“Ne po i mbajmë premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të pamëshirshme për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë thanë se do të ishte e pamundur dhe tani ne do të fillojmë t’i plotësojmë ato,” shtoi ai.