• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim.

Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins – monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse – fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post.

Dy sipërmarrje i nxisin fitimet kripto të familjes Trump: World Liberty Financial (WLF), një platformë financiare e decentralizuar, rregullat e kredidhënies së të cilës mund të bashkëkonceptohen nga përdoruesit me tokenin $WLFI, dhe American Bitcoin Corp. (ABTC), një sipërmarrje Bitcoin për kërkimin e pasurive nëntokësore e regjistruar në Nasdaq.

Lexo edhe:

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

4 shenja të trupit tuaj që u thonë se keni nevojë për pushim

WLF me shtijen e $WLFI-Token, që janë të lidhura me emrin e Trumpit, fiton miliona, ndërsa ABTC, që mbështetet na djemtë e tij, posedon vlera të rëndësishme pasurie Bitcoin. Me hedhjen në bursë kursi përkohësisht u rrit me rreth 110 përqind, duke u fiksuar me 16,5 përqind mbi kursin fillestar të inagurimit që ishte 6,90 dollarë. Sipas një informacioni të agjencisë së lajmeve Reuters, sipërmarrja e Trumpit posedon 60 përqind të WLF dhe pretendon 75 përqind të të ardhurave nga shitja e Coins-ave.

Ushtrim shqetësues influence

Kritikët mendojnë, se presidenti republikan me rolin e dyfishtë si përfitues nga kriptomonedhat dhe vendimmarrës politik po minon besimin në opinionin publik duke i përzier kufijtë mes drejtimit të qeverisë dhe pasurimit vetiak.

Juristi dhe eksperti i financave në SHBA, Ross Delston, tërheq vëmendjen, se kripto-firmat mund t’u ofrojnë një shteg investitorëve të dyshimtë, që përmes Coins-ave digjital të sigurojnë influencën politike tek Trump.

“Kjo është një rrugë e re që i mundëson presidentit, të marrë para prej kujtdo, përfshi edhe persona dhe shtete, që sipas ligjeve të SHBA-së për luftën elektorale do të ishin të ndaluara, ose nga persona, që janë dënuar për vepra penale ose ndaj të cilëve zhvillohen hetime”, thotë Delston për DW.

Trump zbut rregullat për kriptomonedhat

Gjatë mandatit të tij të parë Trump e cilësonte monedhën digjitale Bitcoin si “mashtrim” dhe kërcënim për dollarin. Tani ai do ta kthejë SHBA-në në kryeqendrën kripto të botës.

Nën Trumpin promovuesi prej shumë vitesh i kriptos Paul Atkins u bë drejtues i Autoriteti të SHBA-së për Mbikqyrjen Financiare SEC. Një ndër dekretet e para të nënshkruara nga Trump në janar ishte t’u ndalojë të gjitha autoriteteve të SHBA-së krijimin ose nxitjen e një banke qendrore të monedhës digjitale (CBDC) – një versioni kripto i dollarit i dhënë nga qeveria.

Në mars ai filloi të krijojë një rezervë strategjike kripto me konfiskimin e pasurive kripto. Në verë Trump nënshkroi genius act, kuadri i parë ligjor federal për Stablecoins.

Bankete madhështore dhe favore politike

Entuziazmi për kriptomonedhat është përhapur përtej politikës në evente të nivele të larta shoqërore, veçanërisht për darka e bankete për depozituesit e mëdhenj digjital, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Takimet ekskluzive me meny të pasura dhe akses ekskluziv tek presidenti po kritikohen për shkak të përzierjes së pushtetit politik me interesat financiare private.

Një ngjarje e spikatur ishte Crypto Kings-Dinner në maj 2025 në klubin kombëtar të golfit Trump në Virxhinia, ku ishin ftuar nga Meme-Coin $TRUMP e Trumpit investitorë, që bashkarisht kishin investuar 148 milionë dollarë.

Në event 25 investitorëve të mëdhenj të Meme-Coin $TRUMP të Trumpit iu krijua akses privat tek presidenti, ndërsa katër bashkëaksionerëve më të mëdhenj iu dhuruan orët luksoze nga koleksioni i Trumpit. Justin Sun, një kripto-miliarder i lindur në Kinë dhe këshilltar i World Liberty Financial, ishte me shpenzimet në vlerën e 18,5 milionë dollarëve i ftuari më i rëndësishëm.

“Me gjasë kjo është një tjetër përpjekje e qeverisë, të ndërlidhë postet publike me inetresat private”, deklaron për DW Richard Briffault, profesor në Columbia Law School.

Autoritetet rregullatore të rezervuara, ndërsa kritikët bëjnë thirrje të merren masa

Autoritetet rregullatore në SHBA qendrojnë të tërhequra sa i përket mbikqyrjes së kriptomonedhave. Së fundi Uashingtoni ka shfuqizuar disa rregulla. Si p.sh. deklarimin e vlerave të pasurive kripto në bilancet e firmave. Në këtë mënyrë sipërmarrjet kanë më shumë hapësirë veprimi, për t’i avancuar bizneset e tyre. Ndërsa mbikqyrja e bursës SEC nën drejtorin e mëparshëm Gary Gensler iu kundërvu me hetime të rrepta dhe akuza kësaj dege, masat nën qeverinë e dytë të Trump janë lënë krejt pasdore.

Si “kapitalizëm kripto me stimulues” e përshkruan një nga rrethi i brendshëm i Trump këtë zhvillim. Kjo degë është në bum, por sa i përket temave të etikës, transparencës dhe stabilitetit afatgjatë vëzhguesit kanë ngrenë shumë pikëpyetje.

Përmasa alarmante të shkarkimeve në autoritetet federale

Gjithnjë e më shumë kryeartikuj po u kushtohen shkarkimeve të nëpunësve federalë, që qeveria Trump i ka halë në sy, si guvernatorja e Bankës së Rezervave Lisa Cook, drejtorja e Autoritetit të Shëndetësisë në SHBA, CDC, Susan Monarez apo shefja e Autoritetit të Statistikave të Tregut të Punës, Erika McEntarfer.

Qeveria nuk ka skrupuj për të shkarkuar njerëzit, ndër ta edhe nëpunës të thjeshtë, nëse ata nuk janë politikisht në të njëjtën linjë me qeverinë”, thotë juristi i Columbias Richard Briffault. “Nuk ka sinjal më të qartë se sa shkakrimi i drejtores së Bureau of Labor Statistics (Erika McEntarfer, d. Red.). Nëse ata janë të gatshëm, janë të gatshëm të shkarkojnë këdo.

Klima e karakterizuar nga frika dhe hakmjarrja ka si pasojë, që autoritetet e mbikqyrjes nuk i shqyrtojnë me sy kritik projektet kripto të Trumpit – madje as edhe kur janë evidente problemet etike. Në kongres po shtohen thirrjet për një kontroll më të rreptë. Deputetët kërkojnë rregulla të qarta për monedhën digjitale, më shumë transparencë për sipërmarrjet si WLF dhe kushte për nëpunësit me rezerva të vetat kripto. 

Tags: kriptombretTrump

Nga Kategoria

Aktualitet

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

19 Shtator, 2025
Ekstra

4 shenja të trupit tuaj që u thonë se keni nevojë për pushim

19 Shtator, 2025
Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping
Lajme

Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

19 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Golashënuesit më të mirë në histori të Kupës së Botës FIFA

19 Shtator, 2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

19 Shtator, 2025

“Shkëputuni” – Drejtori sportiv i Liverpool-it shpjegon shpenzimet prej 450 milionë £ gjatë verës pas blerjeve të jashtëzakonshme që përfshijnë Hugo Ekitike, Florian Wirtz dhe Alexander Isak.

19 Shtator, 2025
Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

19 Shtator, 2025

4 shenja të trupit tuaj që u thonë se keni nevojë për pushim

19 Shtator, 2025

Besimi i ndërsjellë: Portieri i USMNT, Matt Freese, firmos kontratë pesëvjeçare me NYCFC

19 Shtator, 2025
Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

19 Shtator, 2025
Kamala Harris shpërthen: Biden më zhgënjeu, bashkëshortja e tij e irritoi burrin tim gjatë takimit

Kamala Harris shpërthen: Biden më zhgënjeu, bashkëshortja e tij e irritoi burrin tim gjatë takimit

19 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.