• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

8 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Lexo edhe:

Trump Talli syzet e Macron, reagon Franca

Aksident tjetër në Lezhë: Katër automjete në përplasje, dyshohet për parakalimin e gabuar

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri.

Kosova nuk e ka konstituuar ende institucionin ligjvënës, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pesë muaj më parë./rel

Nga Kategoria

Bota

Trump Talli syzet e Macron, reagon Franca

21 Janar, 2026
Aksident tjetër në Lezhë: Katër automjete në përplasje, dyshohet për parakalimin e gabuar
Lajme

Aksident tjetër në Lezhë: Katër automjete në përplasje, dyshohet për parakalimin e gabuar

21 Janar, 2026
Bota

SHBA do të transferojë të burgosurit e Shtetit Islamik nga Siria në Irak

21 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Në Brendësi: "Mendonte se nuk kishte baba", Historia e Shtetasit Belg dhe Beteja e Tij për të Takuar Vajzën që Gjyshërit e Motrës Shqiptare i Kundërshtuan.

Në Brendësi: “Mendonte se nuk kishte baba”, Historia e Shtetasit Belg dhe Beteja e Tij për të Takuar Vajzën që Gjyshërit e Motrës Shqiptare i Kundërshtuan.

21 Janar, 2026

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet nesër për ta miratuar

21 Janar, 2026
Italia nguron për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk jemi gati të nënshkruajmë pjesëmarrjen tonë tani.

Italia nguron për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk jemi gati të nënshkruajmë pjesëmarrjen tonë tani.

21 Janar, 2026

Seria më e keqe te Atletico: Álvarez shkon 7 ndeshje pa gol

21 Janar, 2026
Raporti: Prindërit që refuzojnë pensionin ushqimor të fëmijëve si akt hakmarrjeje, çfarë bëjnë institucionet?

Raporti: Prindërit që refuzojnë pensionin ushqimor të fëmijëve si akt hakmarrjeje, çfarë bëjnë institucionet?

21 Janar, 2026

Trump Talli syzet e Macron, reagon Franca

21 Janar, 2026
Përvoja e Nënës: "Nuk donte ta shihte, jetim me babanë", rrëfimi i dhimbshëm mbi privimin e fëmijëve nga nevojat themelore dhe dhuna psikologjike...

Përvoja e Nënës: “Nuk donte ta shihte, jetim me babanë”, rrëfimi i dhimbshëm mbi privimin e fëmijëve nga nevojat themelore dhe dhuna psikologjike…

21 Janar, 2026

Ndikimi i Trump në Davos/ Ari arrin çmime në rekord, bursat bien

21 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.