• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump paralajmëron para takimit me Putinin: Do ketë shkëmbim territori

13 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndoshta do të them: ‘Paç fat, vazhdo të luftosh’. Ose ndoshta do të them: ‘Mund të bëjmë një marrëveshje’”, tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një “shkëmbim territori” midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje “më shqetësoi pak”, sepse sipas presidentit të SHBA-së, “do të ketë një lloj shkëmbimi”.

“Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha ai.

Lexo edhe:

Trecëmbëdhjetë nxënës humbin jetën pas përplasje mes minibusit dhe kamionit

Zjarr tragjik në qendër tregtare në Pakistan, të paktën 15 viktima dhe mbi 60 të zhdukur

Pritjet nga takimi

Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një “bisedë konstruktive”. “Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them: ‘Duhet t’i japësh fund kësaj lufte’”.

Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. “Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha Trump.

Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Kancelari Merz fton në takime virtuale

I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.

BE mbështet Ukrainën

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan  dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.

“Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre”, deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve./DW

Nga Kategoria

Bota

Trecëmbëdhjetë nxënës humbin jetën pas përplasje mes minibusit dhe kamionit

19 Janar, 2026
Bota

Zjarr tragjik në qendër tregtare në Pakistan, të paktën 15 viktima dhe mbi 60 të zhdukur

19 Janar, 2026
Bota

Të mbijetuarit e aksidentit hekurudhor në Spanjë përshkruajnë skenën si ‘të jashtëzakonshme tronditëse’

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lindjet në Kinë arrijnë nivelet më të ulëta historike, duke bërë që popullsia e superfuqisë aziane të bie për të katërtin vit radhazi.

Lindjet në Kinë arrijnë nivelet më të ulëta historike, duke bërë që popullsia e superfuqisë aziane të bie për të katërtin vit radhazi.

19 Janar, 2026
Shpati nuk arriti ta përqafojë përsëri, Selvija lë një mesazh emocionues në ditëlindjen e djalit!

Shpati nuk arriti ta përqafojë përsëri, Selvija lë një mesazh emocionues në ditëlindjen e djalit!

19 Janar, 2026
Ekzekutohet sot në burgun grek, një i dënuar përjetë. Ai akuzohej për vrasjen e Elton Çiços dhe dy të tjerëve.

Ekzekutohet sot në burgun grek, një i dënuar përjetë. Ai akuzohej për vrasjen e Elton Çiços dhe dy të tjerëve.

19 Janar, 2026

Mançester Siti finalizon transferin e Marc Guehi për 20 milionë funte, duke u shpëtuar interesit rival, ndërsa ylli i Crystal Palace nënshkruan një kontratë jashtëzakonisht fitimprurëse në Etihad.

19 Janar, 2026
Eksplozion në një hotel në qendër të Kabulit, 7 të vdekur dhe 20 të plagosur

Eksplozion në një hotel në qendër të Kabulit, 7 të vdekur dhe 20 të plagosur

19 Janar, 2026

Trecëmbëdhjetë nxënës humbin jetën pas përplasje mes minibusit dhe kamionit

19 Janar, 2026

Tragjike/ Vritet shqiptari në burgun ‘Koridhalos’! Autori një i burgosur grek

19 Janar, 2026
Protesta ndaj politikave anti-imigracion në Minesota, Pentagoni aktivizon 1500 ushtarë për të përballuar situatën nëse shkallëzohet.

Protesta ndaj politikave anti-imigracion në Minesota, Pentagoni aktivizon 1500 ushtarë për të përballuar situatën

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.