Gazeta britanike “Daily Telegraph” raporton se, kur u pyet nëse po e rishqyrtonte anëtarësinë e SHBA në NATO, Donald Trump u përgjigj : “Oh, po, do të thoja se është fjala për më shumë se thjesht një vajtje mendjeje.”
Sipas Presidentit të SHBA-së, ai ka pasur prej kohësh dyshime për besueshmërinë e aleancës. “Gjithmonë e kam ditur se është tigër letre, dhe, rastësisht, edhe Putini e di këtë”, tha Trumpi, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.
Marrëdhëniet duhet të rishikohen
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kishte shprehur ndjenja të ngjashme në lidhje me luftën e Iranit në një intervistë me Fox News. “Prandaj, mendoj se për fat të keq, nuk ka dyshim se sapo të mbarojë ky konflikt, do të na duhet ta rivlerësojmë këtë marrëdhënie”, deklaroi Rubio. “Do të na duhet ta rishqyrtojmë vlerën e NATO-s dhe kësaj aleance për vendin tonë”. Në fund të fundit, ky është vendimi i Presidentit. “Dhe ai do të duhet ta bëjë këtë”, tha Rubio.
Qeveria amerikane ka kritikuar për javë të tëra atë që e sheh si mungesë mbështetjeje nga partnerët e NATO-s në luftën kundër Iranit. Kjo përfshin, ndër të tjera, përdorimin e bazave dhe ndihmën në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, e cila është me rëndësi të madhe për ekonominë globale.











