Donald Trump është pyetur në lidhje me lajmet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë nga sulmet SHBA-Izrael .
Duke iu përgjigjur rrjetit amerikan NBC News nëse e ka konfirmuar informacionin apo nëse beson se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump deklaroi: “Nuk dua të komentoj për këtë, por informacioni është se ai është vrarë.”
Më tej presidenti amerikan deklaroi se Khamenei ka vrarë shumë njerëz dhe se ka shkatërruar shumë familje.
“Ai ka vrarë shumë njerëz, ka shkatërruar shumë familje dhe ka shkatërruar një vend”, tha mes të tjerash Trump.










