• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 30 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump: Irani kërkon marrëveshje për të shmangur veprimet ushtarake amerikane

30 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bërë”, por nuk deshi të tregonte se çfarë afati.

Lexo edhe:

Azia Qendrore është në një fazë rritjeje — me disa kushte.

Trump zgjodhi Warsh si kryetar të Bankës Qendrore, duke sfiduar pavarësinë e saj

“Kemi një armatë të madhe, flotë quajeni si të doni, që po shkon drejt Iranit pikërisht tani”, tha Trump, duke iu referuar një grupi aeroplanmbajtësish amerikanë në ujërat pranë Iranit.

“Shpresojmë të arrijmë marrëveshje. Është mirë nëse e arrijmë marrëveshjen. Nëse nuk e arrijmë marrëveshjen, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Trump përmendi atë që ai e quajti vendim të Iranit për t’i ndaluar ekzekutimet e protestuesve, pas një shtypje të ashpër në të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se u vranë më shumë se 6 mijë njerëz, si provë se Teherani është i gatshëm për bisedime.

Ndërkohë, diplomati më i lartë i Iranit tha të premten se sistemet raketore dhe mbrojtëse të vendit të tij “kurrë” nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se Teherani është “i gatshëm t’i fillojë bisedimet, nëse ato zhvillohen në kushte të barabarta, të bazuara në interesa të ndërsjella dhe respekt të ndërsjellë”.

Araghchi i bëri këto komente gjatë një vizite në Turqi, e cila po udhëheq përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar bisedime mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Por, ai theksoi: “Dua të deklaroj qartë se sistemet mbrojtëse dhe raketore të Iranit nuk do të jenë kurrë subjekt negociatash”, duke shtuar se nuk kishte plane për t’u takuar me zyrtarë amerikanë për rifillimin e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se rifillimi i bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit është “jetik për uljen e tensioneve rajonale”.

Aktorë të tjerë rajonalë u janë bashkuar thirrjeve për diplomaci, përfshirë shtetet e Gjirit, disa prej të cilave strehojnë baza ushtarake amerikane.

Nga Kategoria

Bota

Azia Qendrore është në një fazë rritjeje — me disa kushte.

30 Janar, 2026
Bota

Trump zgjodhi Warsh si kryetar të Bankës Qendrore, duke sfiduar pavarësinë e saj

30 Janar, 2026
Bota

5 mënyra për të përjetuar La Gomera gjatë gjithë vitit

30 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

I braktisur nga qytetarët në bulevard, Lapaj publikon 6 pikat për t’u bashkuar me opozitën

30 Janar, 2026

Azia Qendrore është në një fazë rritjeje — me disa kushte.

30 Janar, 2026

‘Nëse nuk tregoj burimin e kasetës shkoj 1 vit në burg,’ Hoxha: Mund të jem i vetmi i arrestuar për 21 janarin

30 Janar, 2026
Shkencëtarët zbulojnë një "Tokë të dytë" me diametër pothuajse të njëjtë si i yni

Shkencëtarët zbulojnë një “Tokë të dytë” me diametër pothuajse të njëjtë si i yni

30 Janar, 2026
5 sfida të lehta për të rritur jetëgjatësinë, sipas mjekëve: Zgjedhjet fillojnë në mëngjes.

5 sfida të lehta për të rritur jetëgjatësinë, sipas mjekëve: Zgjedhjet fillojnë në mëngjes

30 Janar, 2026

Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjale për origjinën e jetës

30 Janar, 2026

Trump zgjodhi Warsh si kryetar të Bankës Qendrore, duke sfiduar pavarësinë e saj

30 Janar, 2026

Legjenda e klubit jep verdiktin për Real Madrid – Benfica: “Mos prisni më shumë surpriza”

30 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.