Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mbrëmje në një postim në rrjetet sociale se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, por jo një të tillë që ai do ta pranonte.
“Media e lajmeve të rreme urren të raportojë se sa mirë ka vepruar ushtria e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe dëshiron një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shkroi Trump.
Deklarata vjen pasi Trump pretendoi se SHBA-ja kishte “shkatërruar plotësisht” objektiva ushtarake në ishullin Kharg Island në Iran, nga ku përpunohet pothuajse e gjithë eksporti i naftës bruto i vendit.
Në një bisedë telefonike me Axios të mërkurën, Trump tha gjithashtu se lufta me Iranin do të përfundonte së shpejti, pasi sipas tij “praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur”.











