Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte jashtë ambienteve të gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Burime për mediat bëjnë me dije se disa nxënës para se të futeshin në mësim janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Sherri mes të miturve ka agravuar deri në përdorimin e thikave. Sipas të njëjtave burime mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur disa prej nxënësve, ndërkohë që nuk dihen më tepër detaje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet më tepër informacione në vijim si dhe një sqarim i plotë i kësaj ngjarje.








