Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Një i moshuar rreth 70 vjeç dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare e cila për pasojë ka mbetur shtatzënë.
Burime për mediat bëjnë me dije, se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga i moshuari me njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.
Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.











