Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim për media lidhur me sasinë e tritolit të gjetur në hotelin në pronësi të vëllait të ish kryebashkiakut Vangjush Dako.
Sipas uniformave blu, lënda plasëse është gjetur në një nga vazot e luleve në hotel, ndërsa thekson se objekti aktualisht është jashtë funksioni.
Durrës/ Informacione paraprake
Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.