• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 4 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Tritol, sherr me shishe dhe plagosja me th*kë, rastet kur të “FORTAT” e TikTok-ut sjellin dh*në me pasoja të rënda!

21 Janar, 2025
tek Lajme, Showbiz, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur titulli “influencer” supozohet të nënkuptojë ndikim pozitiv, inspirim dhe përçim vlerash, disa figura publike shqiptare kanë zgjedhur një rrugë të kundërt  atë të dhunës dhe skandaleve.

Kohët e fundit, disa ngjarje që përfshijnë emra të njohur në rrjetet sociale kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm etikën e tyre, por edhe rolin e tyre si shembull për ndjekësit.

RASTET:

Lexo edhe:

Tronditet Korça, zbulohet një specie unike, një protestues!

‘Iliria News’ e denoncoi dje, pastrohet burimi i Ujit të Ftohtë në Vlorë

1. TikTokerja që godet me thikë

Kasandra Cani, një emër i njohur në TikTok, është arrestuar për plagosje të rëndë me dashje pas një konflikti fizik në Tiranë.

Incidenti ndodhi në kompleksin Delijorgji, ku Cani akuzohet se ka goditur me thikë Esma Vërlakun, e cila ndodhet ende në spital.

Tritol, sherr me shishe dhe plagosja me th*kë, rastet kur të

Ndërsa videot e saj argëtuese ndiqeshin nga mijëra njerëz, mesazhi i saj i vërtetë duket të jetë i zhytur në dhunë.

2. Dy motrat dhe dhuna fizike

Antonela dhe Mariela Berishaj, njëra prej tyre ish-konkurrente në “Përputhen”, janë shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e blogeres Klea Prenga.

Tritol, sherr me shishe dhe plagosja me th*kë, rastet kur të

Motrat akuzohen se kanë tentuar ta dëmtojnë imazhin dhe fytyrën e saj.

Kur individë të njohur përdorin ndikimin e tyre për të promovuar konflikte dhe kërcënime, çfarë modeli u ofrojnë publikut që i ndjek?

3. Blogerja dhe tritoli

Giovanna Nikolli, e njohur si partnerja e një të dyshuari për vrasje me pagesë, Amarildo Nikolli (Xhanej), tërhoqi vëmendjen pas një sulmi me tritol në banesën e saj.

Në vend që të dënonte dhunën, ajo zgjodhi të shpërndante akuza dhe fyerje publike në rrjetet sociale kundër rivalit të partnerit të saj, Nuredin Dumanit.

Tritol, sherr me shishe dhe plagosja me th*kë, rastet kur të

Me qasjen e saj dramatike, blogerja na tregon se ndonjëherë “influenca” shkon dorë për dore me glorifikimin e kriminalitetit.

4. Miss-i që sulmon me shishe

Trejsi Sejdini, modele dhe ish-miss, u shfaq sërish në qendër të vëmendjes për sjellje agresive në një club të Tiranës, ku qëlloi me shishe në një shpërthim nervash.

Tritol, sherr me shishe dhe plagosja me th*kë, rastet kur të

Kjo nuk është hera e parë që Trejsi përfshihet në një skandal të tillë, duke dhënë një shembull të qartë të mungesës së përgjegjshmërisë për sjelljen publike.

Influenca që ndikon për keq

Të ashtuquajturat “influencere” duhet të jenë modele frymëzuese, por këto raste tregojnë një realitet të hidhur.

Ndjekësit, kryesisht të rinj, që admirojnë dhe imitojnë këto figura, përballen me një model të shtrembëruar të suksesit, dhunë, konflikte dhe skandale, shkruan vna.

Ndërkohë që termi “influencer” vazhdon të shitet si një rol aspirues, disa nga këto personazhe duket se kanë keqkuptuar plotësisht misionin e tyre: nuk është çështje e numrit të ndjekësve, por e mesazhit që përçojnë.

Dhe kur mesazhi është kaq i varfër, e vetmja gjë që mbetet është një ndjekje e rrezikshme për dramë dhe dhunë.

Tags: dhuneInfluencer

Nga Kategoria

Analizë

Tronditet Korça, zbulohet një specie unike, një protestues!

4 Gusht, 2025
Aktualitet

‘Iliria News’ e denoncoi dje, pastrohet burimi i Ujit të Ftohtë në Vlorë

4 Gusht, 2025
Aktualitet

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

4 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tronditet Korça, zbulohet një specie unike, një protestues!

4 Gusht, 2025

‘Iliria News’ e denoncoi dje, pastrohet burimi i Ujit të Ftohtë në Vlorë

4 Gusht, 2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandantit libian

4 Gusht, 2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

4 Gusht, 2025

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

4 Gusht, 2025

Zhbllokohet marrëveshja për Jasharin: Gjithnjë e më afër “po”-së me Club Brugge

4 Gusht, 2025

Qindra ish-zyrtarë izraelitë i bëjnë thirrje Trumpit: Na ndihmo në përfundimin e luftës në Gaza, ndaloni vuajtjet

4 Gusht, 2025

Vrasja në Paçram, viktima ish-polic dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

4 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.