• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Tre persona kishin gjurmë baruti në duar”/ Migena Kodra u vra teksa flinte me të bijën 2 vjeçe, babai: Të vërtetën do e kërkoj deri në frymën e fundit. Ekspertiza zbuloi…

23 Mars, 2026
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Migena Kodra u vra nga kunati i saj teksa flinte gjumë në të njëjtin shtrat, bashkë me të voglën e saj 2-vjeçare. Një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Pas vrasjes së Migenës, kunati i saj u vetëvra në oborrin e banesës, pasi më parë ishte parë edhe nga prindërit, konkretisht nga nëna e tij, e cila u zgjua nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ajo pohoi në media në atë kohë se kishte shkuar menjëherë në dhomë pasi kishte dëgjuar të qarat e mbesës, por njëkohësisht dëgjoi edhe të shtënën tjetër momentin kur i biri vrau veten.

Një skenë horrori që, mesa duket, për atë banesë dhe për atë familje në Tiranë do të mbetet gjatë në kujtesë. Nga ana tjetër, mister mbetet e gjithë ngjarja, pasi arma e krimit është gjetur larg trupit të kunatit të Migenës. Bashkëshorti i Migenës pohoi në atë kohë se prej një viti nuk kishte qenë në shtëpi gjatë orëve të natës, pasi punonte si taksist në turnin e tretë.

Lexo edhe:

Moment pikant nga protesta e PD/ Xhelal Mziu shkel flamurin kuqezi, polici e shtyn (VIDEO)

Trump njoftoi armëpushim 5-ditor me Iranin, bien çmimet e naftës

I pyetur nga redaksia e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ai deklaroi se nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëparshëm që mund të krijonte qejfmbetje deri në këtë pikë. Nga ana tjetër, në një takim të ngushtë me familjen e Migenës, ku dhimbja dhe humbja e madhe e vajzës së tyre, nënë e dy fëmijëve të mitur, ishte ende e pranishme, familjarët rrëfyen se për ngjarjen ishin njoftuar përmes medias. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja e rëndë, dy fëmijët e Migenës janë përfshirë në një konflikt të thellë për vendqëndrimin e tyre mes familjarëve.

Nga njëra anë, i ati i Migenës, Kasemi, rrëfen se prej më shumë se një viti po lufton ligjërisht me dhëndrin e tij, pasi kërkon që fëmijët të mos rikthehen në të njëjtën banesë ku u vra edhe nëna e tyre. Mesa duket, gjykata ka vendosur që fëmijët të jetojnë me babanë seancën e fundit.

Megjithatë, gjyshi i tyre e ka ankimuar këtë vendim dhe kërkon që fëmijët të mos rikthehen në banesën ku u ekzekutua nëna e tyre, pasi, sipas tij, kjo është një traumë që mund t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.

“Vajza atë natë, është e çuditshme, çdo orë e përmend. Edhe atë natë më thotë gjyshi më kapte dorën por nuk ia kapa dot sepse ajo mbylli sytë. Më pas tregon se sillej vërdallë në dhomë.

Unë dyshoj edhe në faktin që kunati e ka vrarë. Nuk e vret njeriu veten me dy plumba. Do ta kërkoj të vërtetën deri në frymën e fundit. Ka një kthesë në hetime. Çfarë arsye do të kishte kunati ta vriste. Sipas ekspertizës, goditjen e parë e ka pasur në mjekër, si ka mundësi që paska goditur veten më pas në brinjë?

Bashkëshortit të time bije, vëllait të tij dhe babait të tij i janë gjetur gjurmë baruti në duar. Ish vjehrra e sime bije ka ndihmuar në pastrimin e skenës së krimit. Un habitem si jetojnë akoma në atë shtëpi dhe përpiqen që të marrin aty edhe fëmijët. Ish dhëndri im fle në krevatin ku është vrarë vajza ime.

Nipi është i ndikuar shumë nga ngjarja. I kishte thënë bashkëshortes sime: Thu8aji gjyshit të më sjellë një herë mamin, vetëm një herë sa ta shoh”, tha ai./Ballkanweb

Tags: migena kodra

Nga Kategoria

Aktualitet

Moment pikant nga protesta e PD/ Xhelal Mziu shkel flamurin kuqezi, polici e shtyn (VIDEO)

23 Mars, 2026
Aktualitet

Trump njoftoi armëpushim 5-ditor me Iranin, bien çmimet e naftës

23 Mars, 2026
Kosova

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë. Ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar e krimit

23 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Moment pikant nga protesta e PD/ Xhelal Mziu shkel flamurin kuqezi, polici e shtyn (VIDEO)

23 Mars, 2026

“Tre persona kishin gjurmë baruti në duar”/ Migena Kodra u vra teksa flinte me të bijën 2 vjeçe, babai: Të vërtetën do e kërkoj deri në frymën e fundit. Ekspertiza zbuloi…

23 Mars, 2026

Trump njoftoi armëpushim 5-ditor me Iranin, bien çmimet e naftës

23 Mars, 2026

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë. Ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar e krimit

23 Mars, 2026

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

23 Mars, 2026

WP: Mojtaba Khamenei është i plagosur, i izoluar dhe nuk i përgjigjet mesazheve

23 Mars, 2026

E rëndë në Kosovë, 30 vjeçarja vret të dashurin dhe gruan e xhaxhait!

23 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë 70-vjeçari

23 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.