• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Transportonin lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohen 2 financuesit

2 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço, të dyshuar si financues kultivimi lëndësh narkotike janë arrestuar dhe 2 organizatorët e trafikimit, Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, janë shpallur në kërkim në Korçë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia informon se 2 personat e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme të goditura.

Në njoftim thuhet se në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Lexo edhe:

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit

Kaos në Parlament, Berisha del nga salla

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Rexhildo Berberit të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Sipas policisë të katër këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.

“Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal. Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia. Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të rasteve të ndodhura më parë dhe të goditura nga Policia, si rezultat i hetimeve të thelluara ku u siguruan prova për financuesit dhe organizatorët, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.

Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia: Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;

Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis; Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis; Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.

Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek. Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit

18 Dhjetor, 2025
Kaos në Parlament, Berisha del nga salla
Aktualitet

Kaos në Parlament, Berisha del nga salla

18 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Në skemë dhe opozita, a ka një përpjekje për të shuar skandalin e AKSHI-t përmes mandatit të Ballukut?

18 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, 16 anëtarë paraqesin një rregullore të re: Ata që kanë marrë bursa nga organizatat e majta, nuk mund të jenë drejtues ose deputetë në PD.

Tensione dhe përplasje pas përfundimit të seancës, deputetët e PD mblidhen në seli.

18 Dhjetor, 2025
Kaos dhe Konfrontime Fizike në Kuvendin Shqiptar

Kaos dhe Konfrontime Fizike në Kuvendin Shqiptar

18 Dhjetor, 2025

Grupi Massive Attack bashkohet me qindra muzikantë duke kërkuar që Live Nation të ndalojë aktivitetet në Izrael.

18 Dhjetor, 2025

Parashikimi i merkatos së janarit për Man Utd dhe Liverpool: Dështimet e transferimeve, si reagon ish-lojtari i Aston Villës për vështirësitë e Jadon Sancho dhe Harvey Elliott.

18 Dhjetor, 2025

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit

18 Dhjetor, 2025
Kaos në Parlament, Berisha del nga salla

Kaos në Parlament, Berisha del nga salla

18 Dhjetor, 2025

Në skemë dhe opozita, a ka një përpjekje për të shuar skandalin e AKSHI-t përmes mandatit të Ballukut?

18 Dhjetor, 2025

Shikoni videon: Samiti i Këshillit Europian — çfarë fshihen pas perdeve?

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.