Sulmuesi brazilian mund të zëvendësojë Londrën me Milanon
“Rossonerët” janë gati të forcojnë repartin ofensiv me sulmuesin e Arsenalit.
Detajet: Sipas Topskills Sports UK, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentin e Gabriel Jesus për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.
Raportohet se Milani është serioz për afrimin e sulmuesit brazilian dhe është i gatshëm të plotësojë si kërkesat personale të lojtarit në kontratë, ashtu edhe shumën që kërkon Arsenali për kartonin e tij.
Vetë lojtari nuk është me nxitim për t’u larguar nga Londra, por nuk e përjashton një lëvizje gjatë merkatos së verës.
Këtë sezon, Gabriel Jesus ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 2 asistime. Kontrata e tij me “Topçinjtë” është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa Transfermarkt e vlerëson me 20 milionë euro.











