Një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të katërt.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve, i riu e kishte marrë apartamentin me qira afatshkurtër.
Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.











