Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prizren ku një fëmijë rreth njëvjeçar ka ndërruar jetë pas një zjarri të rënë banesën ku ndodhej vogëlushi.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.
Zjarri është fikur teksa shkaqet e rënies së tij janë ende të paqarta.








