• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, cilët ishin dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

1 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dy shqiptarëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. 

I akuzuar është Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Dëshmia e Rubin në Hagë, lideri i PD-së në Kosovë: Provat tregojnë se lufta jonë ishte e drejtë.

Nis hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës: Ciudadanët që kanë ankesë për kompanitë celulare, duhet të na kontaktojnë.

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii. “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),

iv. “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i përket pasaportës kosovare),

v. “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, të parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Erjon Loci, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal.

Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),
345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),
1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)
2 kg marihuanë
10´000 tableta ecstasy
2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak
një orë femrash “Rolex”,
një orë e markës “HUBLOT”,
dy pajisje regjistruese,
2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),
karta bankare,
gjashtë telefona celularë.

Sipas SPAK, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

Nga Kategoria

Dëshmia e Rubin në Hagë, lideri i PD-së në Kosovë: Provat tregojnë se lufta jonë ishte e drejtë.
Kryesore

Dëshmia e Rubin në Hagë, lideri i PD-së në Kosovë: Provat tregojnë se lufta jonë ishte e drejtë.

15 Shtator, 2025
Nis hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës: Ciudadanët që kanë ankesë për kompanitë celulare, duhet të na kontaktojnë.
Lajme

Nis hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës: Ciudadanët që kanë ankesë për kompanitë celulare, duhet të na kontaktojnë.

15 Shtator, 2025
Lajme

Elia Zaharia sqaron pse mban ende mbiemrin Zogu: Kam mbi dy vite që përpiqem…(VIDEO)

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dëshmia e Rubin në Hagë, lideri i PD-së në Kosovë: Provat tregojnë se lufta jonë ishte e drejtë.

Dëshmia e Rubin në Hagë, lideri i PD-së në Kosovë: Provat tregojnë se lufta jonë ishte e drejtë.

15 Shtator, 2025

‘Isha në mes të askund’ – Aymeric Laporte flet për mosmarrëveshjen rreth transferimit në Al-Nassr që almost ndali rikthimin e tij te Athletic Club.

15 Shtator, 2025
Nis hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës: Ciudadanët që kanë ankesë për kompanitë celulare, duhet të na kontaktojnë.

Nis hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës: Ciudadanët që kanë ankesë për kompanitë celulare, duhet të na kontaktojnë.

15 Shtator, 2025

Elia Zaharia sqaron pse mban ende mbiemrin Zogu: Kam mbi dy vite që përpiqem…(VIDEO)

15 Shtator, 2025
James Rubin: Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për akuzat e vrasjes ndaj Thaçit dhe Krasniqit.

James Rubin: Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për akuzat e vrasjes ndaj Thaçit dhe Krasniqit

15 Shtator, 2025

VIDEO: Kylian do të ishte krenar! Ethan Mbappe feston me stilin e vëllait pas golit dramatik në minutën e 98-të për Lille kundër Toulouse

15 Shtator, 2025
Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Spiropali thekson se drejtësia duhet të triumfojë mbi padrejtësinë!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Spiropali thekson se drejtësia duhet të triumfojë mbi padrejtësinë!

15 Shtator, 2025
Ish-deputeti Çyrbja akuzohet për korrupsion dhe zbulim të sekretit shtetëror, kërkon gjykim të shpejtë.

Ish-deputeti Çyrbja akuzohet për korrupsion dhe zbulim të sekretit shtetëror, kërkon gjykim të shpejtë

15 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.